Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi- Zhelinë : Vota për PDSH do të ndal hovin e maqedonasve

Thaçi- Zhelinë : Vota për PDSH do të ndal hovin e maqedonasve

21 prill- Ata tre herë vendosën gurthemelin e Zonës së Lirë në Tetovë, dhe asnjëherë ajo nuk ka nisur të funksionojë. Kanë premtuar 7 mijë punësime, na dolën 7 mijë gënjeshtra. Unë jam i detyruar që me ironi të flas për Ahmetin, për shkak se ai me prezantimet e tij është jashtë çdo norme dhe çdo nivel. Ai njëherë tha se e kishte shkatërru Jugosllavinë”, deklaroi Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tubimin e së dielës në mbrëmje e mbajti në Zhelinë të Tetovës, ku para elektoratit u prezantua platforma politike dhe kandidatët për deputetë të njësisë 6.

Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi që është edhe bartës i lisës për deputetë në këtë zonë theksoi se me 27 prill duhet masovikisht të dilet për të votuar dhe për të ndëshkuar ata politikanë që deri tani i ndaluan shqiptarët për të shprehur të drejtën e tyre të votës.

“Në rrugë të mbarë jemi për të ndryshuar këtë situatë të rëndë. E dij se rand ka qenë për të votuar më 13 prill, për shkak të presionit, kërcënimeve të mëdha dhe terrorit të ushtruar. Ata kishin bërë listat e qytetarëve që kishin votuar, sikur listat që kishte përpilu Hitleri. E mira është se çfarë faqezi janë kur mundohen popullin ta shkelin dhe ta nënshtrojnë. Mirëpo, pas çdo të keqe, vjen e mira. Oponentët tanë politik po shërben me represion ndaj popullit të tyre”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, Ali Ahmeti nuk ka guxim të kërcënojë ata shqiptarë që votuan VMRO-DPMNE apo LSDM.

Ai shtoi se vota për PDSH do të kthejë në binarët e duhur zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura të shqiptarëve, dhe për të goditur gënjeshtrat dhe manipulimet që po bën BDI, sidomos sjella jonormale e liderit të kësaj partie.

“Mbështetja juaj do të na jep fuqi që ashtu si para 20 viteve edhe atë për një qëllim të luftojmë për lirinë, për flamurin, për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Unë në këtë fushatë dhe në këtë betejë politike nuk kam kundërshtarin e duhur të debat, por jam duke polemizuar me gënjeshtrat e tij. Ata tre herë vendosën gurthemelin e Zonës së Lirë në Tetovë, dhe asnjëherë ajo nuk ka nisur të funksionojë. Kanë premtuar 7 mijë punësime, na dolën 7 mijë gënjeshtra. Unë jam i detyruar që me ironi të flas për Ahmetin, për shkak se ai me prezantimet e tij është jashtë çdo norme dhe çdo nivel. Ai njëherë tha se e kishte shkatërru Jugosllavinë”, deklaroi Thaçi.

Thaçi ironizoi edhe me deklaratat e Ahmetit se nuk kupton programin e PDSH-së, duke shtuar se programi i PDSH-së nuk është shkruar nga ‘car dushanat’.

Sipas tij, funksionarët dhe bartësit e BDI-së kanë keqpërdorur mandatin e popullit, për shkak të milionave, krimit të organizuar dhe luksit që po përjetojnë.

“Ata në këtë mënyrë po e humbasin kuptimin e çështjes shqiptare. Ata s`kanë asgjë për çështjen e shqiptarëve. Kërcënuan më 13 prill, por a do të kërcënojnë njerëzit për të mos votuar kandidatin maqedonas. Na duhet vota vuaj për t`u ballafaquar me fatin e shqiptarëve, sepse puna e këtyre ka marrë fund. Jeni shpresë e vërtetë se këtu do të mbijetojë ideali kombëtar. Këtë herë pak më ndryshe do të punojmë. Të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime me këtë popull, që janë përfshirë në krim dhe dhunë, do të dalin para drejtësisë. Ju shprehë mirënjohje për përkrahjen e madhe për PDSH dhe për votën masive që do të ndodhë më 27 prill”, deklaroi kreu i PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *