Home / Lajme / Maqedoni / Thaci:ka disa ditë që PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja zhvillojne bisedime per qeverine

Thaci:ka disa ditë që PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja zhvillojne bisedime per qeverine

“Qeveria e Maqedonisë do të ketë shqiptarë edhe atë partinë më të madhe të shqiptarëve PDSH-në, pasi ka disa ditë që PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bëjnë bisedime intensive për të formuar Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pas 27 Prillit

Në lidhje me deklaratën e ish kryeministrit Lupço Georgievski kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për portalin Shqipmedia.com shprehet i habitur se prej kur Lupço Gergoievski dhe Ali Ahmeti janë bërë shokë të ngushtë edhe prej kur Georgievski luan rolin e portparollit të BDI-së. Deklaratat e Georgievskit se Qeveria e ardhshme e Maqedonisë do të jetë pa shqiptare dhe si rezultat i kësaj do të ketë luftë në Maqedoni janë tërësisht të pasakta dhe qesharake.

Ai dhe shoku i tij Ali Ahmeti të verbuar nga dëshira për të qenë në pushtet duan që të frikësojnë qytetarët e Maqedonisë të sjellin huti dhe panik vetëm e vetëm që Zgjedhjet të jenë jodemokratike. E vërteta është ndryshe thekson për Shqipmedia lideri i PDSH-së Thaçi:

“Qeveria e Maqedonisë do të ketë shqiptarë edhe atë partinë më të madhe të shqiptarëve PDSH-në, pasi ka disa ditë që PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bëjnë bisedime intensive për të formuar Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pas 27 Prillit. Shfrytëzoj rastin tu apeloj qytetarevë të Maqedonisë veçenarisht popullit shqiptarë që mos bëhen pre e këtyre provokimeve të kësaj retorike luftënxitëse për shkak se këto ngelin e kaluara e Maqedonisë. Qytetarët te marin pjesë masovikisht në Zgjedhjet Parlamentare dhe të kontribuojnë që Zgjedhjet të jenë ferr, korrekte dhe demokratike”, ka përfunduar Thaçi./Shqipmedia
– See more at: http://shqipmedia.com/portal/ekskluzive-thaci-dhe-gruevski-bisedime-intensive-per-qeverine-e-re/#sthash.DoxOHASH.dpuf

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *