Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Ku shkuan 500 mijë euro të Konferencës së donatorëve të vitit 2002 për të implementuar marrëveshjen e Ohrit

Thaçi:Ku shkuan 500 mijë euro të Konferencës së donatorëve të vitit 2002 për të implementuar marrëveshjen e Ohrit

23 prill-Thaçi me tej vazhdoi se BDI pas 27 prillit asnjë gjë s`mund të bëjë për shkak se një pjesë e saj është e zhytur në hajni, krim dhe korrupsion ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejnë qeverisë së ardhshme . Çështja e mandateve të cilën e ngrenë BDI për Thaçin nuk është siklet i PDSH-së por fakti që në qeverisjen e BDI-së maqedonasit u bën shumë të fort,u trimnuan dhe e rritën qëllimin.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tubimin e mbrëmshëm e zhvilloi në Strugë, ku u promovua lista e kandidatëve për deputetë të njësisë 5 si dhe platforma politike e kësaj partie.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi mbështetje për listën e deputetëve të PDSH, edhe përkundër siç tha bojkotit dhe manipulimeve të ndryshme. Thaçi fillimisht faleminderoi shqiptarët e Strugës që votuan masivisht kandidatin për president Iljaz Halimi, edhe pse siç tha ai ata dolën në votime nën kërcënime dhe shantazheve të ndryshme.

Sipas tij, shqiptarët në zgjedhjet presidenciale iu nënshtruan një presioni të paparë që ngjasonte me atë të nacistëve ndaj popullit hebre po kjo e këtyre ishte më e keqe dhe më e rëndë sepse e kanë bërë ndaj popullit të vet.

Thaçi ka komentuar edhe zërat dhe reagimet e fundit lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në Qeverinë e ardhshme.

‘’Ata thonë se kinse do të jenë pjesë e qeverisë dhe kanë bërë një jarani të fortë me Lupco Georgievskin sepse ai flet në emër të Ali Ahmetit dhe bëhet portparol i tij duke thënë se nuk ka qeveri pa shqiptarët. Unë do i përgjigjem hapur se në Qeverinë e ardhshme do ketë shqiptarë dhe do të jetë pjesë e saj partia më e madhe shqiptare PDSH. Ne jemi në biseda intensive me VMRO-në për ta krijuar qeverinë e 28 prillit dhe ata vazhdojnë të flasin jerm dhe përçart. Nëse ata çojnë porosi kërcënuese unë hapur u them atyre dhe u premtoj juve se sa për BDI dhe Ali gajle nuk kam me një deputet hy në qeveri’’theksoi lideri i PDSH-së.

Thaçi me tej vazhdoi se BDI pas 27 prillit asnjë gjë s`mund të bëjë për shkak se një pjesë e saj është e zhytur në hajni, krim dhe korrupsion ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejnë qeverisë së ardhshme . Çështja e mandateve të cilën e ngrenë BDI për Thaçin nuk është siklet i PDSH-së por fakti që në qeverisjen e BDI-së maqedonasit u bën shumë të fort,u trimnuan dhe e rritën qëllimin.

“PDSH në ditët e parë të qeverisjes do të ketë vështirësi por PDSH do t’i tejkaloj këto vështirësi, sepse PDSH punon sipas parimit partner me partner dhe nuk njeh raport tjetër. Ja një pyetje shpërblyese për Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin ku shkuan 500 mijë euro të Konferencës së donatorëve të vitit 2002 për të implementuar marrëveshjen e Ohrit? Në xhepat e Ramiz Merkos dhe Musa Xhaferrit.Unë jam plotësisht I bindur të nderuar strugan ju nuk do ta pranoni këtë ofendim të rëndë që po i bëjnë Strugës”, theksoi kryetari i PDSH-së. Në këtë tubim promovues ka folur edhe bartësi i listës për deputetë në njësinë 5, Zija Jonuzi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *