Home / Lajme / Maqedoni / USHT para maturantëve e prezantoi ofertën akademike

USHT para maturantëve e prezantoi ofertën akademike

25 prillNjëherit, pasdite do të mbahet edhe një program i pasur artistik ku do të performojnë yjet e estradës shqiptare si, Selami Kolonja, Besiana Mehmeti, Shkodran Tolaj, Kastriot Tusha, Bajramali Idrizi, Elida Ziberi, Ardit Stafaj, Arta Memeti dhe Suad Zilbeari”, kanë bërë të ditur nga USHT-ja.

Universiteti Shtetëror i Tetovës, prej 14 deri më 24 prill e prezantoi ofertën akademike përpara maturantëve në të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë. Profesorët e USHT-së, të cilët kanë prezantuar para maturantëve, i njoftuan ato për programet studimore që ofron USHT-ja gjatë vitit akademik 2014/2015. Po ashtu, maturantët kishin mundësi që të mësojnë edhe për kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë për t’u regjistruar në këtë institucion të arsimit të lartë. Universiteti Shtetëror i Tetovës me karvanin e tij promovues bëri prezantimin e ofertës akademike në të gjitha qytetet ku ky universitet ka fakultete dhe programe studimore të disperzuara, duke filluar nga selia e Universitetit në Tetovë, më pas Kumanovë, Shkup, Gostivar, Kërcovë, Strugë dhe Dibër.”Maturantët e shkollave të mesme në këto qytete shfaqën interesim të madh për kushtet për studim që ofrojnë fakultetet e USHT-së, ndërsa profesorët e USHT-së u kanë shpërndarë atyre broshura me qëllim që të mësojnë më shumë rreth programeve studimore që ofrojnë fakultetet e USHT-së. Prezantimi i ofertës akademike 2014-2015 ka për qëllim që të gjithë të interesuarit të cilët duanë të studiojnë në këtë institucion të njihen me kushtet, qëllimin, aktivitetet, të dhënat dhe mundësitë të cilat i ofron ky universitet. Studentët e ardhshëm në USHT do të mund të studiojnë në 11 fakultetet dhe në mbi 100 programet studimore, përfshirë edhe studimet e disperzuara në qytetet tjera të Maqedonisë. Nën moton ,,Përkushtoju së ardhmes”, me 29 prill, respektivisht ditën e martë, në USHT organizohet “Dita e Hapur”, ku Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, stafi akademik, profesorët dhe studentët, në ambientet e Rektoratit të USHT-së do t’i mirëpresin të gjithë maturantët. Njëherit, pasdite do të mbahet edhe një program i pasur artistik ku do të performojnë yjet e estradës shqiptare si, Selami Kolonja, Besiana Mehmeti, Shkodran Tolaj, Kastriot Tusha, Bajramali Idrizi, Elida Ziberi, Ardit Stafaj, Arta Memeti dhe Suad Zilbeari”, kanë bërë të ditur nga USHT-ja.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *