Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvrasja e tretë këtë vit

Vetëvrasja e tretë këtë vit

11 prill-“Në vendngjarje kanë dalur ekipe të SPB-së, prokurori publik, mjeku nga mjekësia ligjore me ç`rast pas obduksionit të kryer nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Policia dhe prokuroria ka vijuar me hetimet e mëtejshme rreth kësaj vetëvrasje”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast

Një 52 vjeçar nga fshati Radiofcë i Tetovës është gjetur i varur me një kabël elektrik në nënkulmin e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth 14.20 minuta kur të afërmit e kanë gjetur trupin e pajetë të K.M nga Radiofca. “Në vendngjarje kanë dalur ekipe të SPB-së, prokurori publik, mjeku nga mjekësia ligjore me ç`rast pas obduksionit të kryer nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Policia dhe prokuroria ka vijuar me hetimet e mëtejshme rreth kësaj vetëvrasje”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast. Ndryshe, gjatë këtij viti ky është rasti i tretë i vetëvrasjes i regjistruar në Tetovë. Nga policia informuan se gjatë vitit të kaluar kishte numër rekord të vetëvrasjeve gjithsej 23, përkatësisht 20 vetëvrasje klasike me varrje në litar në Pollog. Në vitin 2012 gjithej ishin regjistruar 9 vetëvrasje. TV KOHA

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *