Home / Lajme / Maqedoni / Vlerësimi i zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR

Vlerësimi i zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR

28 prill-“Vëzhguesit tonë kanë vërejtur se kishte frikësime të votuesve gjatë gjithë fushatës. Gjithashtu partia shqiptare në pushtet (BDI) vazhdoi bojkotin e presidencialeve dhe ka kryer presion ndaj votuesve shqiptar mos të votojnë. Politikanët me përvojë si qyetarë të vendeve demokratike evropiane asnjëherë nuk nxisin politika të bojkotit kur bëhet fjalë për zgjedhje” thanë nga OSBE.

Misioni monitorues i zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka dhënë raportin preliminar lidhur me zgjedhjet e djeshme në Maqedoni.

OSBE/ODIHR ka konstatuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ishin zbatuar në mënyrë efikase, por problemet ishin gjatë fushatës së zgjedehjeve, ku partia në pushtet nuk ka bërë ndarjen midis aktiviteteve shtetërore dhe partiake.

Por ndërkohë, janë numëruar edhe probleme të tjera që i kanë dhënë një imazh negativ procesit zgjedhor.

“Vëzhguesit tonë kanë vërejtur se kishte frikësime të votuesve gjatë gjithë fushatës. Gjithashtu partia shqiptare në pushtet (BDI) vazhdoi bojkotin e presidencialeve dhe ka kryer presion ndaj votuesve shqiptar mos të votojnë. Politikanët me përvojë si qyetarë të vendeve demokratike evropiane asnjëherë nuk nxisin politika të bojkotit kur bëhet fjalë për zgjedhje” thanë nga OSBE.

Gjithashtu u theksua se me keqardhje është pranuar lajmi se partia më e madhe opozitare maqedonase ka vendosur mos ti pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve të punojnë së bashku për tu siguruar fillim normal i punës së qeverisë së re. OSBE është e gatshme tu ndihmojë liderëve në këtë proces me qëllim të përparimit të demokracisë” tha Kristine Mutonen nga misioni i OSBE.

Sipas raportit preliminar, mediat kanë qenë në shërbim të pushtetit duke u lënë më shumë hapësirë kandidatëve të partisë në pushtet dhe kandidatit të saj për president, ndërsa kanë udhëhequr fushatë negative dhe kritike ndaj atyre opozitar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *