Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE ftesën e parë për BDI-në për koalicionim

VMRO-DPMNE ftesën e parë për BDI-në për koalicionim

30 Prill – VMRO-DPMNE ftesën e parë për do ja dërgoj BDI-së për koalicionim por nuk besojnë se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me BDI-në, VMRO-DPMNE nuk beson se është e mundur që dyja partitë shqiptare BDI dhe PDSH do të jenë pjesë e Qeverisë.

VMRO-DPMNE ftesën e parë për fillimin e negociatave për formimin e koalicionit qeveritar do t’ia dërgojë BDI.

Kjo bëhet e ditur nga VMRO-DPMNE duke u thirrur në burime të larta partiake, të cilat kanë folur për mediat maqedonase. Gazeta “Dnevnik” duke u thirrur në një zyrtar të lartë të VMRO-DPMNE shkruan se kjo parti pas festës së 1 majit do t’i dërgoj ftesë BDI-së për të negociata për formimin e koalicionit qeverisës. Por gazeta shkruan se çështja kyçe e negociatave dhe koalicionimit do të jenë kërkesat politike të BDI-së dhe legjitimiteti i presidentit Gjorgje Ivanov, i cili nuk pranohet nga partia shqiptare.

“Negociatat do ti zhvillojmë sipas programit dhe prioriteteve tona në këtë mandat që fituam. Do të shohim se cila është oferta e BDI, programi i tyre dhe kërkesat dhe më pas do të shqyrtojmë se a mund të gjejmë gjuhë të përbashkët. Shtylla e platformës qeveritare do të jetë programi i VMRO-DPMNE, ku si prioritet mbetet ekonomia, infrastruktura, investimet e huaja. Vështirë do të shkojë dhe nuk besoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me BDI, nëse insistojnë për dygjuhësi në tërë territorin e vendit, ndryshim të kushtetutës për ndryshimin e modelit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit”, theksuan nga VMRO-DPMNE për gazetën.

Kjo parti më tej ka nënvizuar se angazhohet për dialog të mirë politik dhe nuk do të lejojë nënçmimin. VMRO-DPMNE gjithashtu bën të ditur se askujt nuk i është garantuar vendi në Qeveri. Funksionari i lartë i VMRO-DPMNE nuk beson se është e mundur që dyja partitë shqiptare BDI dhe PDSH do të jenë pjesë e Qeverisë, edhe pse nuk është biseduar për këtë variant.

Sipas gazetës negociatorët për formimin e qeverisë do të jenë Emil Dimitriev nga VMRO-DPMNE dhe Abdilaqim Ademi nga BDI.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *