Home / Lajme / Maqedoni / VOTIMI NE TETOVE, TEARC DHE BOGOVINË ZHVILLOHET NORMALISHT (VIDEO)

VOTIMI NE TETOVE, TEARC DHE BOGOVINË ZHVILLOHET NORMALISHT (VIDEO)

Tetovë, 13 Prill – Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe deri në tash nuk ka raportime për probleme eventuale. Televizioni Koha në orët e paraditës ka vizituar disa vendvotime në shkollën fillore Liria dhe në Komunën e Tetovës.

Votimi në Tetovë pa problem Procesi zgjedhor në Tetovë ka filluar në kohë dhe pa probleme. Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 7 dhe deri në tash nuk ka raportime për probleme eventuale. Televizioni Koha në orët e paraditës ka vizituar disa vendvotime në shkollën fillore Liria dhe në Komunën e Tetovës. Kryetarët e komisioneve në vendvotime kanë theksuar se procesi zgjedhor zhvillohet pa probeleme. Në Tearcë votimi filloi në kohë Një ekip i televizionit Koha sot në orët e paraditës ka qëndruar në vendvotimet në komunën e Tearcës. Edhe në vendvotimet në fshatin Tearcë, Përshefcë dhe Gllogjë procesi zgjedhor në mëngjes ka filluar pa probleme.Sipas kryetarëve të komisioneve në vendvotimet në fshatin Tearcë, në shkollën e fshatit Përshefcë dhe në Gllogjë në kohë janë hapur vendvotimet dhe procesi zgjedhor vijon normalisht.Tv Koha – Tetovë



Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *