Home / Lajme / Rajon / Vritet ish truproja e Arkanit Rade Rakonjac

Vritet ish truproja e Arkanit Rade Rakonjac

3 prill-Ish truproja e Zhelko Razhnjatoviqit-Arkanit, dhe mik i ngushtë i Lluka Bojoviqit (40), Rade Rakonjac është plagosur rëndë sot gjatë një shkëmbimi zjarri në një lokal në Beograd dhe fill kësaj ngjarjeje ai ka vdekur nga plagët e marra. Në këtë këmbim zjarri që ka ndodhur në rrugën “Zveçarska” rreth mesditës së sotme, plagë kanë marrë edhe dy persona të tjerë-transmeton “B92”

Rade Rakonjac, ish truproja e Arkanit (Zhelko Razhnjatoviq), është vrarë sot në mesditë në një lokal në Beograd.

Ish truproja e Zhelko Razhnjatoviqit-Arkanit, dhe mik i ngushtë i Lluka Bojoviqit (40), Rade Rakonjac është plagosur rëndë sot gjatë një shkëmbimi zjarri në një lokal në Beograd dhe fill kësaj ngjarjeje ai ka vdekur nga plagët e marra. Në këtë këmbim zjarri që ka ndodhur në rrugën “Zveçarska” rreth mesditës së sotme, plagë kanë marrë edhe dy persona të tjerë-transmeton “B92”.

Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg stadiumit të KF “Partizan”, ndërsa “Tanjugu” njofton se dy personat e plagosur janë meshkuj të moshës 55 dhe 60 vjeçare, prej të cilëve njëri ka disa plagë në qafë dhe është në rrezik jete.

“B92” bën të ditur se në lagjen e Beogradit “Medak” është gjetur një autoveturë e ndezur-e përfshirë në flakë dhe e djegur, e markës “Alfa Romeo”, nga e cila, para se të digjet e kanë braktisur dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur dy persona të rinjë, që dyshohet se nga kjo veturë është shtënë në drejtim të ish truprojës së Arkanit, Rade Rakonjac. (INA)

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *