Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferri: BDI sërish do sfidojë skenën politike

Xhaferri: BDI sërish do sfidojë skenën politike

3 prill-Bartësi i listës për njësinë zgjedhore numër 5, Musa Xhaferri theksoi se BDI me argumente politike dhe vendosmëri do të sfidojë skenën politike dhe se kjo parti është një forcë politike që s`ka konkurrencë.

BDI të mërkurën në mbrëmje ka hapur shtabin zonal në komunën e Kërçovës që përfshin zonën 5 dhe 6 zgjedhore.

Përfaqësuesit e saj politik dhe bartësit e listave për deputetë theksuan mesazhet e qarta se shqiptarët duhet t`i thonë jo këtyre zgjedhjeve, për të arritur misionin se këtij vendi i duhen ndryshime të sistemit politik dhe duhet kompromis ndëretnik për një president koncensual.

Bartësi i listës për njësinë zgjedhore numër 5, Musa Xhaferri theksoi se BDI me argumente politike dhe vendosmëri do të sfidojë skenën politike dhe se kjo parti është një forcë politike që s`ka konkurrencë.

“Në mënyrë demokratike dhe me argument do ta sfidojmë skenën politike, për ti thënë partive tjera maqedonase se duhet të respektohet vota shqiptare, duhet të ketë relevancën e vetë dhe të konsultohen që shteti të ketë një president legjitim. Dhe kur të tjerët hezitojnë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke bërë të qartë se nuk mbështesim presidentin e njëanshëm, për arsye jemi të bindur se ka ardhur koha që duhet të ketë ndryshime në sistemin politik dhe duhet të ketë ndryshime më të mëdha”, deklaroi Musa Xhaferri.

Sipas tij, BDI me hapat e saj dhe përkrahjen që ka po tregon se është një subjekt serioz jopërjashtues dhe që qytetari po sheh një forcë politike të pakonkurrencë në skenën politike shqiptare.

“Unë jam shumë i sigurt se ne duke njohur hallet dhe problemet e qytetarëve se çka e preokupon qytetin atje, jo vetëm shqiptarë, por edhe të komuniteteve tjera, të cilët dalngadal po radhitet në BDi, sepse e shohin perspektivën. Ato e kanë kuptu se BDI është partia që më së miri ka identifikuar faktin e diskriminimit dhe anashkalimit. Për atë besoj se ata do të bashkohen me ne , për të dhënë mbështetjen në mënyrë demokratik dhe përmes nesh për të realizuar kërkesat demokratike dhe njerëzore. Ne si parti dëshmuam me fitoren e 23 marsit dhe kjo krenari që është arrit me fitoren e Kërçovës dhe do të avancojmë punët në këtë komunë”, theksoi Xhaferri.

Koordinatori i zonës zgjedhore 6 dhe i dyti i radhitur për deputetë në këtë zonë, Hazbi Lika theksoi se BDI është një forcë politike që din se çka kërkon dhe se kjo u dëshmua me fitoren e Kërçovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *