Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Gruevski të tregojë a ka marrë para kesh me shuma prej 1.5 milion euro

Zaev: Gruevski të tregojë a ka marrë para kesh me shuma prej 1.5 milion euro

15 prill-
“Zotëri Gruevski unë të ftoj që publikut maqedonas personalisht t’iu përgjigjesh nëse si kryetarë i VMRO-DPMNE-së keni marrë të holla kesh me vlerë prej 1.5 milion eurove nga një biznesmen i njohur. Nëse për ju shteti është mbi të gjitha atëherë pse nuk keni paguar tatimin prej 225 mijë eurove që ja keni borxh shtetit për tatim të papaguar. Me këto para a blen vota”, pyeti Zaev

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot ka kërkuar nga kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski të tregojë se nga cili biznesmen i njohur ka marrë 1.5 milion euro, pse nuk ka paguar tatim prej 225 mijë eurove.

“Zotëri Gruevski unë të ftoj që publikut maqedonas personalisht t’iu përgjigjesh nëse si kryetarë i VMRO-DPMNE-së keni marrë të holla kesh me vlerë prej 1.5 milion eurove nga një biznesmen i njohur. Nëse për ju shteti është mbi të gjitha atëherë pse nuk keni paguar tatimin prej 225 mijë eurove që ja keni borxh shtetit për tatim të papaguar. Me këto para a blen vota”, pyeti Zaev.

Ai theksoi se sot po hapet një sfidë më e madhe për institucionet e vendit. Sipas Zaev kjo është një mundësi që këto institucione të drejtësisë të tregojnë se vlejnë për të gjithë, edhe për kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Sot kam premtuar se deri në fund do të luftojmë për të zbuluar kreatorin kryesorë të kriminalitetit në vend prej të cilit po vuan populli. Babai i kriminalitetit është Gruevski dhe askush tjetër!”, deklaroi Zaev.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *