Home / Lajme / Maqedoni / Ziadin Sela ka kërkuar doreheqjen e Menduh Thaçi. Imer Aliu: Ti je coftinë

Ziadin Sela ka kërkuar doreheqjen e Menduh Thaçi. Imer Aliu: Ti je coftinë

29 Prill – Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.“Zijadin Seles coftinës, nuk do të i’a hanë kërrmën as laraskat e sorrat më të këqija të kombit“! thuhet në reagimin e Imer Aliut.

“Kongresi duhet të jetë vendi ku Menduh Thaçi duhet të japë llogari për rezultatet zgjedhore të PDSH-së dhe të japë dorëheqje”, kështu ka deklaruar sot Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës, në një konferncë për media, në të cilën ishin të pranishëm edhe strukturat tjera të degës së PDSH-së në Strugë, të cilat tashmë nga Thaçi konsiderohen të shkarkuara.

Por Sela ka theksuar se akoma është pjesë e PDSH dhe se kërkon llogari për humbjen në zgjedhje.

“Kërkojmë që të thirret Kongresi dhe Kuvendi Qendror, si organet më të larta partiake për të debatuar për rezultatet zgedhore të PDSH-së, në këtë cikël zgjedhor. Kryetai i PDSH-së duhet të shpjegojë se me bekimin e cilit organ partiak ai mori vendim për të votuar presidentin në rrethin e dytë të zgjedhjeve”, theksoi Sela.

Ai ka komentuar çështjen e hyrjes së PDSH-së në Qeveri, duke theksuar se edhe vendimi për hyrje apo jo në qeveri duhet të mirret nga strukturat më të larta partiake.

” Nëse brenda 100 ditëve të para të qeverisë, arrihet krijimi i parlamentit dydhomës, ndarja proporxcionale e buxhetit, përfaqësimi i drejt dhe adekuat, atëherë PDSH -së i lejohet të hyjë në qeveri”, ka komentuar Sela.

Në këtë kontekst ai tha se legjitimiteti i popullit është relativizuar nga BDI e cila, pasi ka marrë disa herë, shumicën e mandateve tek shqiptarët nuk ka realizuar asgjë, ndaj tha Sela, Thaçi mund të hyjë në qeveri edhe me një deputet, por me kushtin që të përmbush platformën e PDSH-së, për një Marrëveshje të re për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni

Pas deklaratës së Ziadin Selës se Thaçi duhet të jap llogari për humbjen e zgjedhejve dhe të jap dorëheqeje nga kreu i PDSH-së, menjëher ka qenë reagimi i Imer Aliut duke i thën Selës “coftinë” ai më tej shton se coftinës nuk do të i’a hanë kërrmën as laraskat e sorrat më të këqija të kombit.

“Zijadin Seles coftinës, nuk do të i’a hanë kërrmën as laraskat e sorrat më të këqija të kombit“! thuhet në reagimin e Imer Aliut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *