Home / Lajme / Maqedoni / 12-vjeçarin s’e kishte kidnapuar askush. Vet inskenoi ngjarjen

12-vjeçarin s’e kishte kidnapuar askush. Vet inskenoi ngjarjen

31 Maj – I gjithë rrëfimi për kidnapimin (rrëmbimin) e djeshëm në lagjen Cair të Shkupit, ka qenë shpikje e të riut 12-vjecar, që të shpëtojë nga fatkeqësia.

I gjithë rrëfimi për kidnapimin (rrëmbimin) e djeshëm në lagjen Cair të Shkupit, ka qenë shpikje e të riut 12-vjecar, që të shpëtojë nga fatkeqësia.Sipas informacioneve, 12-vjecari kinse ishte kidnapuar nga dy persona të maskuar, të cilat dhunshëm kishin hyrë në banesë të një biznesmeni në “Cair” të Shkupit. Në dhomë kishte mbetur vëllai më i vogël.

Në të vërtetë djali 12 vjeçar fshuhurazi ka marr nga banesa e tij 120 euro. Dhe si mundësi për të shpëtuar nga situata që ka krijuar me vjedhjen e parave, e ka improvizuar të gjithë historin për kidnapimin, a për të njejtën ia ka mbushur mendjen edhe vëllaut të tij të vogël, 12 vjeçari kishte shkuar tek daja i ti.

Por ku ka dëgjuar që lajmi është përhapur edhe nëpër mediume dhe që është kyqur e gjithë policija që ta kërkojnë, ai vet është kthyer.

Të gjithë historinë për gënjeshtrën që kishte sajuar e ka treguar përpara psikologut të MVR.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *