Home / Lajme / Maqedoni / 19 vjeçari shqiptar nuk ka dosje kriminale, mediat maqedonase spekulojnë

19 vjeçari shqiptar nuk ka dosje kriminale, mediat maqedonase spekulojnë

22 Maj – Naser Eshtrefi, i dyshuari për vrasjen e të riut maqedonas Angel Petkovski nuk ka asnjë dosje kriminale apo për vepra të tjera në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Naser Eshtrefi, i dyshuari për vrasjen e të riut maqedonas Angel Petkovski nuk ka asnjë dosje kriminale apo për vepra të tjera në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo është theksuar nga avokati i tij mbrojtës Rubin Dvojakov, në një deklaratë për INA.

Edhe pse mediat maqedonase duke u thirrur në burime policore vazhdojnë të raportojnë se gjoja shqiptari 19 vjeçar ka dosje kriminale dhe se më parë është i njohur për policinë, avokati Dvojakov thekson se këto janë skandaloze dhe qëllimkëqija

“Me bindje të plotë dhe pas kontrolleve përkatëse në Ministrinë e Brendshme, mund të them se klienti im është shumë i pastër. Ai nuk ka të kaluar kriminale. Pra, asnjëherë deri më tani nuk është akuzuar ose paditur, më saktësisht nuk është autor i ndonjë vepre penale. Emri i tij deri më tani nuk është evidentuar në evidencat kriminalistike”, deklaroi Dvojakov.

Ai sërish ka deklaruar se thika që u vra Petkovski, nuk ka qenë e Naser Eshtrefit, por e vetë viktimës, e cila e kishte sulmuar të riun shqiptar, me pretendimet se kishte tentuar që të grabiste bicikletën në oborrin e shtëpisë. Avokati ka sqaruar se i riu shqiptar ka plagë në trup nga rrahjet që kishte pësuar me shkop druri nga ana e viktimës dhe babait të tij që pas ndjekjes e kishin kapur.

I dyshuari për vrasjen dhe familjarët e tij kanë rrëfyer se ai ishte ndjekur nga Angel Petkovski dhe babai i tij, të cilët e kanë zënë në afërsi të spitalit evropian të syve, pasi që e kanë goditur me makinë. Ata kanë nisur ta rrahin me shkop druri dhe se Angel Petkovski ka pasur thikën, me të cilën e ka sulmuar.

“Por gjatë përleshjes, Naseri në vetëmbrojtje ka arritur që t’ia marr thikën dhe ta therrë. Por ai paraprakisht është prerë me thikë në duar dhe pjesë tjera të trupit nga ana e sulmuesit”, kanë rrëfyer familjarët.

MPB deri tani nuk ka gjetur thikën dhe shkopin e drurit, që theksohet se janë të viktimës dhe babait të tij. MPB po shqyrton të gjitha provat e siguruara, përfshirë kamerat e spitalit, që mund të ndriçojnë ngjarjen, por edhe bicikleta, e cila u gjet në oborrin e viktimës dhe nuk ishte grabitur

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *