Home / Lajme / Rajon / 200 të vdekur në një minierë në Turqi

200 të vdekur në një minierë në Turqi

14 maj0Përfaqësuesit e sindikatës thanë se shpërthimi në minierën që ndodhet në qytetin Soma, në provincën e Manisas u dëgjua gjatë ndryshimit të turneve dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që pati pasiguri për numrin e minatorëve të mbetur brenda minierës. Nga hetimet e parat ë kësaj tragjedie një nga shkaqet kryesore të shpërthimit ka qenë një defekt elektrik

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë ka arritur të paktën 201. Disa qindra minatorë kishin mbetur gjatë ditës të bllokuar brenda. Qeveria ka marrë të gjitha masat për të shpëtuar jetën e minatorëve të tjerë.

Gjatë një shpërthimi zjarri të fuqishëm brenda një miniere qymyrguri në perëndim të Turqisë, sipas të dhënave më të fundit nga qeveria kanë humbur jetën të paktën 201 minatorë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve në rrezik jete. Por numri i viktimave mund të rritet ende, tha ministri i Energjisë, Tarnez Yildiz këtë të mërkurë në mëngjes.

Disa qindra nga gjithsej rreth 790 minatorë u bllokuan gjatë ditës së djeshme nën sipërfaqen e tokës, shumë prej tyre mundën të dalin dhe të shpëtojnë jetën. Përfaqësuesit e sindikatës thanë se shpërthimi në minierën që ndodhet në qytetin Soma, në provincën e Manisas u dëgjua gjatë ndryshimit të turneve dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që pati pasiguri për numrin e minatorëve të mbetur brenda minierës. Nga hetimet e parat ë kësaj tragjedie një nga shkaqet kryesore të shpërthimit ka qenë një defekt elektrik.

Presidenti turk Abdullah Gyl urdhëroi guvernatorin rajonal për të venë në dispozicion të gjitha mjetet për shpëtimin e minatorëve. Ndërsa kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan i shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe nënvizoi se ekipet e shpëtimit do të bëjnë gjithçka të mundur për të shpëtuar minatorët e bllokuar, që mendohet se ndodhen 4 km larg hyrjes se minierës.
Një prej zyrtarëve lokale tha se tymi i dendur po pengon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit. Aksidentet në minierat e Turqisë me pasoja vdekjeprurëse janë të shpeshta për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Në vitin 1992 pati ndodhur një ngjarje e tillë e rëndë ku humbën jetën 263 njerëz nga shpërthimi i gazit në një minierë në provincën Zonguldak.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *