Home / Lajme / Rajon / 4 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohet një sasi e madhe eksplozivi

4 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohet një sasi e madhe eksplozivi

Tiranë, 20 Maj – Një sasi e madhe eksplozivi është zbuluar dhe sekuestruar nga policia e Tiranës në një banesë.

Efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë zbuluar lëndën plasëse të llojit tritolm rreth 11 kilogramë në rrugën “Sadik Petrela”, ndërsa kanë vënë në pranga edhe katër persona, të cilët dyshohet se e posedonin, duke bërë që të vijojnë kontrollet e mëtejshme.

Nuk dihen ende detajet e këtij operacioni, ndërsa mësohet se hetimet për këtë rast vijonin prej disa kohësh, pasi dyshohet se lënda narkotike do të përdorej nga grupe kriminale.

Bëhet e ditur se aktualisht operacioni vijon ende në terren, ndërsa priten arrestime të tjera.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *