Home / Lajme / Rajon / 51 vjeçari vret me çifte gruan, pastaj veten

51 vjeçari vret me çifte gruan, pastaj veten

Patos, 19 Maj – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit, ku krimi në familje i ka marr jetën dy personave. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 51-vjeçar ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Dukas të Patosit, ku Jashar Yzeiraj ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë.

Çifti jetonte vetëm prej vitesh teksa djali dhe vajza e tyre ishin të martuar dhe nuk jetonin më në fshat. Blutë e Fierit janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Ky është rasti i dytë brenda 11 ditësh i një krimi të tillë ku burri vret gruan dhe më pas veten tij. Më 8 maj në Mirditë 47-vjeçari Mark Biba ka marrë një thikë buke duke i prerë fytin gruas së tij, Gjylestina Biba, çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas viktimës i ka prerë edhe veshët.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *