Home / Lajme / Maqedoni / A mund te kete zgjedhje te reja ne njesine zgjedhore Nr. 6?

A mund te kete zgjedhje te reja ne njesine zgjedhore Nr. 6?

26 Maj – Një zhvillim i tillë i ngjarjeve ndodh pasi deputeti I RDK-së, Rufi Osmani dha dorëheqje nga mandate për deputet.

Zgjedhje të reja në njësinë zgjedhore numër 6 për plotësimin e një vendi për deputet e presin Maqedoninë. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve ndodh pasi deputeti I RDK-së, Rufi Osmani dha dorëheqje nga mandate për deputet. Parlamenti në seancën e sotme ka konstatuar ndërprerjen e mandatit për Rufi Osmanin.

Kjo do të thotë se mandate do t’i ofrohet kandidatit tjetër që është në listën e RDK-së, por pasi kjo parti ka vendosur që të mos marrë pjesë në punët e Parlamentit, pritet që edhe kandidati pasardhës ta refuzojë mandatin.
Pas mbarimit të listës hapet rruga për zgjedhje të reja për një vend deputeti në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Nëse ndodhë kjo atëherë ka gjasa që BDI ose PDSH të shtojë numrin e deputetëve në Parlament.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *