Home / Lajme / Maqedoni / Abdylmenaf Bexheti: Marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, pazar shumë i ulët i BDI-së

Abdylmenaf Bexheti: Marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, pazar shumë i ulët i BDI-së

10 Maj – “Thjesht mund të them së është marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, është një pazar shumë i ulët, margjinalizim i skajshëm, mospërmbushje e premtimeve bazike

Marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, dhe në kundërshtim me premtimet kryesore parazgjedhore.

Kështu e vlerëson marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së akademiku Abdylmenaf Bexheti.

“Thjesht mund të them së është marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, është një pazar shumë i ulët, margjinalizim i skajshëm, mospërmbushje e premtimeve bazike konceptuale për të gjitha ato pretime që janë dhënë’”, deklaroi për Alsat M Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Akademiku Bexheti, madje si nënshkrues i apelit nëpërmjet cilit kërkohej nga BDI që të mos heq dorë nga kërkesat e saj gjatë negociatave, thotë se BDI-ja e Ahmetit, rekordin e saj historik prej 19 deputetësh, e shndërroi në marrëveshje rekord negative.

“Ne kishim një ndjenjë edhe unë personalisht. Kishim ndjenjë se do të ndodh një gjë e tillë dhe në atë funksion e bëmë atë apel. Nëse lexoni me kujdes tërësinë konzistente të apelit, ku thuhet se edhe ashtu statusi i shqiptarëve është krejtësisht i margjinalizuar, momenti i dytë është se i tërhiqet vëmendja subjektit shumicë se gjithë këtë kapital politik që akumuloi pa u futur në analizë në ç’mënyrë u akumulua, sa janë legale, sa janë legjitime, por thjesht u mbulua një kapital që ata than se është rekord historik. Në rekordin historik rezultoi një marrëveshje rekord negativ në peshën specifike të bashkëqeverisjes”, tha Abdylmenaf Bexheti, akademik

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *