Home / Lajme / Maqedoni / Afatet për formimin e Qeverisë

Afatet për formimin e Qeverisë

14 maj-Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov me nisjen e mandatit të tij të ri ka për obligim që në afat prej 10 ditëve pas formimit të parlamentit të dorëzojë mandatin për themelimin e qeverisë së re, gjegjësisht më së voni deri më 27 maj 2014.

Derisa partitë politike VMRO-DPMNE dhe BDI po zhvillojnë negociatat për formimin e Qeverisë, ato kanë parasysh edhe afatet kushtetuese dhe ligjore.

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov me nisjen e mandatit të tij të ri ka për obligim që në afat prej 10 ditëve pas formimit të parlamentit të dorëzojë mandatin për themelimin e qeverisë së re, gjegjësisht më së voni deri më 27 maj 2014.

Mandatari i partisë që ka më së shumti deputet në Parlament, gjegjësisht VMRO-DPMNE në afat prej 20 ditëve pas dorëzimit të mandatit nga presidenti i shtetit, kuvendit i dorëzon programin dhe propozimet për përbërjen e re qeveritare.

Formimi i qeverisë së re do të duhet të votohet nga Parlamenti me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve më së voni deri më 16 qershor 2014.

Për formimin e Qeverisë së re do të duhen 62 deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE ka 61 deputetë, por formimin e Qeverisë ajo do ta bëjë me BDI që ka fituar 19 deputetë, por duke përfshirë edhe deputetin e vetëm të partisë GROM. Qeveria e re pritet të ketë mbështetjen edhe të PDSH-së, e cila ka paralajmëruar se do t`i jap mbështetje qeverisjes së re, pavarësisht se do të jetë apo jo pjesë e saj. (

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *