Home / Lajme / Maqedoni / Afera “Visaris”, Talevska padit gazetarë

Afera “Visaris”, Talevska padit gazetarë

19 Maj – Paditë tani për tani kanë arritur në redaksitë e gazetës “Slloboden Peçat” dhe “Fokus”, më saktë deri te kryeredaktori Branko Geroski dhe gazetarja Mimi Shushleska

Redaktorja e gazetës “Veçer” Ivona Talevska padit gjithë gazetarët dhe redaksitë të cilët kanë publikuar aferën “Visaris” e publikuar kohë më parë nga LSDM, ndërsa i dedikohej një tenderi për rreth 1 milionë euro për furnizim me pajisje medicinale që e fitoi e ëma e Ivonës, Limba Talevska.

Paditë tani për tani kanë arritur në redaksitë e gazetës “Slloboden Peçat” dhe “Fokus”, më saktë deri te kryeredaktori Branko Geroski dhe gazetarja Mimi Shushleska si dhe tek botuesi, ku Ivona kërkon dëmshpërblim prej 17 mijë euro.

Shumën e njëjtë të parave Talevska e kërkon edhe nga “Fokus”, njofton “Plusinfo”. Jozyrtarisht, paralajmërohen edhe më shumë padi ndaj mediave dhe subjekteve juridike të cilët ishin përmendur në konferencën e LSDM-së?!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *