Home / Lajme / Maqedoni / Agjenda e gjelbër Sfidë globale- veprim lokal

Agjenda e gjelbër Sfidë globale- veprim lokal

30 maj-Sfidë e veçantë e shtetit është miratimi i legjislativës së BE-së në fushën ndryshimet klimatike, për të cilën është e nevojshme një përforcim i rëndësishëm i kapaciteteve në të gjitha nivelet dhe përfshirjen e të gjitha palëve të tanguara.

Në kuadër të projektit të USAID-it për strategjitë komunale mbi ndryshimet klimatike, katër komuna në Republikën e Maqedonisë i zhvilluan Strategjitë e para mbi ndryshimet klimatike me shfrytëzimin e metodologjisë “Agjenda e gjelbër” .

Në këtë kontekst më 30 maj 2014, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe E.T Poll Vollers, ambasador i SHBA-së në Maqedoni, e hapën “Konferencën e parë ndërkombëtare të agjendës së gjelbër për strategjitë lokale mbi ndryshimet klimatike”

Kjo konferencë ka për qëllim promovimin e Agjendës së gjelbër si një metodë për zhvillimin e strategjive lokale mbi ndryshimet klimatike dhe ndarjen e përvojave me palët tjera të tanguara në Evropën Juglindore.

Duke e hapur këtë konferencë ministri Ademi theksoi se ekzistojnë dëshmi evidente për atë se ndryshimet klimatike po ndodhin sot. Me qëllim që të arrihet caku i përcaktuar global i OKB për rritjen e temperaturës nën 2°C deri në fund të këtij shekulli, të gjitha vendet duhet të lëvizin drejt të ashtuquajturave emisione të ulëta ose ekonomi të,,gjelbra”. Nga këto shtete kërkohet që ti parashtrojnë të ashtuquajturat kontributet e tyre për arritjen e këtij qëllimi global deri në fund të vitit 2015 në Samitin Botërorë në Paris.
Drejt arritjes së këtij qëllimi të vënë global, janë të orientuara edhe aktivitetet rrjedhëse të shtetit tonë. Po punojmë në analizën e skenarëve të ndryshëm dhe rezultatet do të inkorporohen në një dokument politik të cilin do ta miratojë Qeveria e RM-së para Samitit. Krahas këtij aktiviteti, si vend anëtarë në Konventën Kornizë të OKB për ndryshimet klimatike, po punojmë në përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga aty. Qeveria e RM-së e miratoi Planin e Tretë Nacional të ndryshimeve klimatike në muajin janar të vitit 2014 (i hartuar me mbështetjen e UNDP-së) dhe i njëjti është i pari në rajonin më të gjërë. Plani i hartoi kapitujt më të rëndësishëm në ndryshimet klimatike dhe propozon aksione për arritjen e disa qëllimeve. I njëjti i determeninon përgjegjësitë e palëve të tanguara, përfshirë këtu edhe të njësisë së pushtetit lokal. Në këtë drejtim, me zbatimin e aksioneve nga të ashtuquajturat agjendat e “gjelbra”, jepet kontribut drejt realizimit të qëllimeve kombëtare, por edhe atyre rajonale për kufizimin e rritjes së emisioneve të gazrave serë, përkatësisht realizimit të të ashtuquajturës rritje e ulët-e karbonit dhe e zhvillimit.

Në drejtim të përgjigjes drejt këtyre sfidave, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar – USAID, është përpunuar hartimi i dokumenteve kombëtare strategjike nga aspekti i përfshirjes së elementeve zhvillimore të emisioneve të ulëta në procesin kombëtar të planifikimin strategjik. Ky hartim do të mundësoj përmirësimin e proceseve së sjelljes dhe miratimit të dokumenteve strategjike dhe përfshirjen e elementeve zhvillimore të emisioneve të ulëta në të njëjtat në pajtim me specifikimet e Republikës së Maqedonisë, me çka do të sigurohet zhvillim ekonomik që nuk do ta komprementoj mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike. Aktualisht, në proces është edhe harmonizimi i projekt – versionit të raportit sintezë i marrë në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për mbështetjen e rritjes së gjelbër dhe ndryshimet klimatike, që në vete duhet ti inkorporojë analizat makroekonomike të sektorit të hartuara për sektorin e transportit, energjetikës, resurseve ujore, bujqësisë, planifikimit urban, dhe ndotjes së ajrit.

Sfidë e veçantë e shtetit është miratimi i legjislativës së BE-së në fushën ndryshimet klimatike, për të cilën është e nevojshme një përforcim i rëndësishëm i kapaciteteve në të gjitha nivelet dhe përfshirjen e të gjitha palëve të tanguara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *