Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti gjunjëzohet para Gruevskit, pranon marrëveshje pa poste të larta shtetërore

Ahmeti gjunjëzohet para Gruevskit, pranon marrëveshje pa poste të larta shtetërore

10 Maj – Sipas këtyre burimeve, BDI është e gatshme të hyjë në koalicionin qeverisës pa kushte dhe pa marreveshje politike sa i përket pozitave të larta shtetërore.

Burime të mirëinformuara të portalit Almakos bëjnë të ditur se partia fituese në korpusin shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila në zgjedhjet parlamentare siguroi 19 ulëse në parlamentin e Maqedonisë është në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes me mandatarin Nikolla Gruevski.

Sipas këtyre burimeve, BDI është e gatshme të hyjë në koalicionin qeverisës pa kushte sa i përket pozitave të larta shtetërore. Respektvisht edhe kësaj radhe pritet që krerët më të lartë të shtetit, duke përfshirë edhe kryetarin e parlamentit të Maqedonisë t’i përkasin etnitetit maqedonas, njofton portali Almakos.

Marrëveshja është arritur pasi që VMRO – DPMNE u dërgoi një reagim mediave të cilat i përcjellin qëndrimet e BDI-së, ku thuhet se nëse BDI nuk e pranon legjitimitetin e Gjorgji Ivanovit ajo është një problem i BDI, dhe se kjo parti nuk do mund të ketë bashkëpunim me ata.

“Për Gjorgje Ivanovin votuan 530 mijë qytetarë nga të gjitha nacionalitetet. Mospranimi i legjitimtetit të tij është problem vetëm i atij që nuk e pranon, sidomos ndaj atyre që duhet mbase edhe të bashkëpunojnë me Ivanovin. Do ishte jo logjike çfarëdo qoftë bashkëpunimi me atë i cili nuk e pranon, prandaj ky është problem i atij që nuk e pranon dhe ata le ta mendojnë”, – thuhej në reagimin e VMRO – DPMNE-së.

As kryetar kuvendi, as ndryshim të emrit, BDI-ja do të bëhet pjesë e qeverisë vetëm me premtimin se në shtator Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s. Kështu ka vendosur sonte Kryesia Qendrore e BDI-së pas shumë diskutimesh, dhe pas përgjigjes së qartë të VMRO-së, “JO” për kryetarin e Kuvendit.

BDI kishte vendosur që të bojkotonte zgjedhjet presidenciale, ndërsa kishte zhvilluar edhe fushatë aktive në promovimin e idesë për një president koncensual.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *