Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon ambasadorin e OSBE-s Ralf Breth (VIDEO)

Ahmeti takon ambasadorin e OSBE-s Ralf Breth (VIDEO)

Tetovë, 13 Maj – BDI vendosi kështu pasi që për ne është i rëndësishëm vizioni për ardhmërinë dhe jo postet dhe pozicionet. Ky përqendrim i joni kontribuon në paqen, stabilitetin dhe është para se gjithash interes shtetëror. BDI është parti që ka guxim politik për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të rajonit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka pritur në një takim ambasadorin e OSBE në Maqedoni, Ralf Bret.

Në takim u diskutua rreth zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vend, integrimin EuroAtlantik si dhe për procesin gjyqësor për ngjarjet në liqenin e Smillkovcit, njofton Televizioni Koha.

Ambasadori i OSBEsë uroi Kryetarin Ahmeti për fitoren në zgjedhjet e 27 prillit dhe e vlerësoi procesin zgjedhor duke theksuar se OSBE ka gatishmëri për të bashkëpunuar me autoritetet vendore në tejkalimin e pikave që janë shënuar në raportin e organizatave ndërkombëtare mbi zgjedhjet.

Kryetari Ahmeti falënderoi misionin e OSBE për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor dhe elaborati mbi vendimin e BDI, si parti fituese tek shqiptarët, për të koalicionuar me partinë fituese tek komuniteti maqedonas VMRO-DPMNE. Ahmeti nënvizoi që BDI ka vendosur që të përqëndron forcat në arritjen e përparimit në një pikë të vetme deri në fund të këtij viti, e ajo është integrimi EuroAtlantik.

BDI vendosi kështu pasi që për ne është i rëndësishëm vizioni për ardhmërinë dhe jo postet dhe pozicionet. Ky përqendrim i joni kontribuon në paqen, stabilitetin dhe është para se gjithash interes shtetëror. BDI është parti që ka guxim politik për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të rajonit.

Gjithashtu, Kryetari Ahmeti kërkoi nga misioni i OSBE që të vijoj me monitorimin e afërt të gjykimit për rastin Monstra në mënyrë që të gjitha palët të sigurohen për një proces të drejtë dhe ë, të bazuar mbi dëshmi të qëndrueshme. Ambasadori Bret siguroi Ahmeti që misioni i OSBE vijon të ndjek gjykimin dhe elaboroi mbi ecurinë e deritanishme, përfshirë edhe pamundësinë e qasjes në dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *