Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Integrimet ngelin prioritet

Ahmeti:Integrimet ngelin prioritet

7 maj-Integrimet euroatlantike janë prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetari Ahmeti ftoi miqtë tanë në Bruksel dhe Uashington që bashkërisht të punojmë drejt përshpejtimit të këtij procesi në vigjilje të samitit të NATO në muajin shtator”, thuhet në njoftimin për shtyp të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim euroambasadorin Aivo Orav. Sipas një njoftimi të BDI-së, Ahmeti dhe Orav kanë biseduar rreth zhvillimit të negociatave dhe konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, zgjidhjen e çështjes së emrit dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE. “Kryetari Ahmeti theksoi se qytetarët shqiptar kanë vlerësuar drejtë platformën e Bashkimit Demokratik për Integrimit, bashkë me faktin që BDI ka kërkuar mandat për integrim të vendit në NATO dhe BE, për pajtim, për afrim, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike si dhe për zhvillim ekonomik. Politikat e BDI-së janë afirmative dhe nga projektet që i realizojmë bashkërisht përfitojnë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe fetare”, thuhet në njoftimin e BDI-së. Më tej përmendet edhe rrjedha e bisedimeve mes kësaj partie dhe VMRO-së. “Bisedimet e nisura nga palët që kanë fituar legjitimitetin absolut, tek dy komunitetet shumicë, BDI dhe VMRO DPMNE, kanë nisur dhe po zhvillohen në drejtim të harmonizimit të platformave zgjedhore dhe pikëpamjeve për të ardhmen e vendit dhe marrjen e përgjegjësive më të mëdha në këtë mandat. Integrimet euroatlantike janë prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetari Ahmeti ftoi miqtë tanë në Bruksel dhe Uashington që bashkërisht të punojmë drejt përshpejtimit të këtij procesi në vigjilje të samitit të NATO në muajin shtator”, thuhet në njoftimin për shtyp të BDI-së pas takimit mes Ahmetit dhe ambasadorit Aivo Orav.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *