Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohet shefi i Agjencisë së Inteligjencës të Maqedonisë

Aksidentohet shefi i Agjencisë së Inteligjencës të Maqedonisë

16 maj-Siç mësohet, Çulev po kthehej nga një vizitë zyrtare që kishte realizuar në Bullgari dhe se makina e tij paprimtas është përplasur nga një makinë e tipit Skoda me targa bullgare.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës në Maqedoni, Naqe Çulev mbrëmë ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni në afërsi të Kriva Pallankës.

Siç mësohet, Çulev po kthehej nga një vizitë zyrtare që kishte realizuar në Bullgari dhe se makina e tij paprimtas është përplasur nga një makinë e tipit Skoda me targa bullgare.

Çulev ka kaluar me lëndime të lehta në gjoks, kurse shoferi i tij e ka të thyer njërën këmbë. Në veturë ka qenë edhe udhëheqësi i njësisë për analitikë, i cili ka kaluar me lëndime të lehta në kokë.

Nga MPB theksojnë se nuk kanë informacion për këtë aksident, pasi sektori për marrëdhënie me publikun nuk merr informacione nëse nuk ka viktima në njerëz. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *