Home / Lajme / Maqedoni / Aksion i madh policor në fshatrat e Sarajit

Aksion i madh policor në fshatrat e Sarajit

23 Maj – Banorët e fshatit Gërçec të Shkupit konfirmojnë se forca të shtuara policore mbrëmë kanë qëndruar në këtë fshat deri në orët e para të mëngjesit, dhe se kjo gjë ka shtuar frikë ne mesin e tyre duke mos e ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Për rreth 10 kilogram marihuanë janë konfiskuar gjatë aksionit të djeshëm policor, që është realizuar si vazhdimi i aksionit policor i koduar si “Rrjeti”. Sipas informatave që i posedon Press24 nga burime të policisë, droga është konfiskuar nga dy persona në fshatin Gllumovë të Shkupit.

Po ashtu, këto burime thonë se droga është konfiskuar gjatë transportit tek pagesa rrugore në Milladinovci, transmeton Almakos. Me siguri, përpos këtyre dy personave, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, janë arrestuar edhe të tjerë, por ende nuk dihet se kush janë.

Banorët e fshatit Gërçec të Shkupit për Almakos konfirmojnë se forca të shtuara policore mbrëmë kanë qëndruar në këtë fshat deri në orët e para të mëngjesit, dhe se kjo gjë ka shtuar frikë ne mesin e tyre duke mos e ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Nga policia kanë thënë se ka patur aksion i icli është realizuar për konfiskim të marihuanës, por nuk japin detaje më të hollësishme.Gjithashtu ngelete dileme se valle ky aksion eshte kunderpergjigje e rastit qe ndodhi dite me pare kur nje i ri nga ky fshat dyshohet se eshte kryes i vepres penale vrasje i nje maturanti nga lagja Gjorce Petrov.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *