Home / Lajme / Maqedoni / Alarmante: Qytetarët e Maqedonisë lënë bukën në bastore

Alarmante: Qytetarët e Maqedonisë lënë bukën në bastore

09 Maj – Sipas analizave që ka bërë Asociacioni i basteve sportive në Republikën e Maqedonisë, rezulton se mbi 45 për qind e popullatës së vendit është e përfshirë në vënien e basteve

Sipas analizave që ka bërë Asociacioni i basteve sportive në Republikën e Maqedonisë, rezulton se mbi 45 për qind e popullatës së vendit është e përfshirë në vënien e basteve, shkruan Evropa e Lirë.

Asociacioni në fjalë ka shprehur shqetësimin se me ndryshimet e fundit të Ligjit për tatim personal, me ç’rast duhet të paguhet tatim prej 10 përqind për secilën talon ku ka përfitim, do të ulet interesimi i qytetarëve për të vënë bast në bastoret sportive.

Ndërkohë, qytetarët thonë se janë të vetëdijshëm se mundësitë për të fituar janë shumë të vogla, por megjithatë nuk heqin dorë që një pjesë të madhe të kohës ta kalojnë në bastore.

Sociologët theksojnë se hapja e një numri të madh të bastoreve është dhe përgjegjësi e institucioneve shtetërore.

Kurse, sipas ndryshimeve të fundit ligjore, ndalohet vënia e basteve në lojërat e fatit në internet nëpërmjet ueb- faqeve dhe kompanive të shteteve të tjera me atë që bastet sportive kryhen nëpërmjet Video Lotarisë Shtetërore, subjekt ky i ri ku shteti ka 51 përqind të pronësisë, ndërkohë që janë bllokuar të gjitha ueb-faqet e internetit që mundësojnë vënien e basteve në vendet e jashtme.

Por, ekspertët e teknologjisë informative theksojnë se është e pakuptimtë kjo masë e ndërmarrë nga ana e qeverisë për bllokimin e faqeve legale, të cilat promovojnë bastoret ndërkombëtare, derisa shërbimet e njëjta të kompanive vendore janë në funksion.

“Tendenca që të filtrohen disa ueb- faqe të huaja, gjegjësisht të pamundësohet qasja te disa faqe interneti, të cilat promovojnë lojëra të ndryshme të fatit, është praktikë e vendeve si Kina, Koreja e Veriut , sepse nuk mund të thuhet se ato faqe janë të dëmshme ndërkohë që me përmbajtje të njëjtë u ofrohen qytetarëve nga bastoret e vendit”, thekson Zoran Riciliev, ekspert i tekonologjisë informative , duke shprehur drojë se kjo mënyrë e veprimti i hap rrugë edhe ndalimit ë faqeve të tjera të internetit, të cilat në një kohë të caktuar mund të mos jenë në interes të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *