Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti jep detaje për Qeverinë: Asgjë e jashtëzakonshme s’ndodhi

Ali Ahmeti jep detaje për Qeverinë: Asgjë e jashtëzakonshme s’ndodhi

16 Maj – lideri integrist, ka theksuar se partia e tij i ka shtruar disa kërkesa që pritet të realizohen në bashkëqeverisjen e ardshme me VMRO – DPMNE, ku përfshihet edhe gjuha shqipe

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në Rruga Drejt, ka folur edhe për NATO-n, Gjorgje Ivanovin si dhe përfshirjen e mundshme të PDSH-së së Menduh Thaçit në Qeveri.

Sa i përket NATO-s, Ahmeti ka thënë se është në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtarë për zgjedhjen e kësaj situate, ndërkaq për Gjorgje Ivanovin ka theksuar se puna e tij është e kryer, pra se nuk do të pranohet si legjitim.

“Zoti Thaçi duhet të angazhohet në strukturimin e partisë së tij, me qëllim që të jetë pjesë, kontribues i proceseve dhe në garat e ardhshme të konkuroj si më i fortë… Nuk i bënë mirë me përkrahjen e Ivanovit”, – theksoi ndër të tjera Ahmeti.

Ali Ahmeti jep detaje për Qeverinë: Asgjë e jashtëzakonshme s’ndodhi

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte është i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet në Alsat – M, e udhëhiqet nga Muhamed Zekiri.

Ahmeti ka thënë se rreth formimit të Qeverisë së re mes BDI e VMRO asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur, ndërsa ka dhënë detaje te paqarta për formimin e Qeverisë, .

Po ashtu lideri integrist, ka theksuar se partia e tij i ka shtruar disa kërkesa që pritet të realizohen në bashkëqeverisjen e ardshme me VMRO – DPMNE, ku përfshihet edhe gjuha shqipe.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *