Home / Lajme / Maqedoni / Amdi Bajram: Më ka kërcënuar Talat Xhaferi

Amdi Bajram: Më ka kërcënuar Talat Xhaferi

29.Maj – “Xhaferi më kërcënoi mua, për shkak të suksesit që e kam mes romëve të mi”, ka thënë Bajram për “Republika”, duke konfirmuar incidentin në fjalë.

Deputeti rom Amdi Bajram thotë se është kërcënuar nga Ministri në ikje i Mbrojtjes, Talat Xhaferi në momentin e konstituimit të Parlamentit.

“Xhaferi më kërcënoi mua, për shkak të suksesit që e kam mes romëve të mi”, ka thënë Bajram për “Republika”, duke konfirmuar incidentin në fjalë. Ai thotë se për këtë situatë ka njoftuar edhe partnerin e koalicionit maqedonas VMRO-DPMNE, ndërsa lidhur me këtë ende nuk është konfirmuar gjë nga vetë Xhaferi.

Por, ajo që mësohet nga koluare të caktuara thuhet se këto probleme janë shfaqur për faktin se BDI në Shutkë në 2011 ka marrë më shumë vota, ndërsa në zgjedhjet e fundit romët e kanë votuar VMRO – DPMNE-në.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *