Home / Sport / Ancelotti dhe Simeone, çfarë thanë pas sfidës !?

Ancelotti dhe Simeone, çfarë thanë pas sfidës !?

Pasi fitoi Champions League-n e tretë si trajner duke barazuar rekordin e Bob Paisley (ish-trajner i Liverpool-it), Carlo Ancelotti theksoi se fitorja erdhi vetëm falë përkushtimit të skuadrës deri në fund: “Ditëm të vuanim dhe e merituam.”

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti i cili për herë të tretë në karrierën e tij u bë kampion i Evropës, pas triumfit 4:1 ndaj Atleticos në finale, ka qenë shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur sepse e fituam titullin e Evropës, e kjo për Realin është shumë e rëndësishme. Jam shumë krenar me këtë të arritur”, ka thënë trajneri italian dhe ka shtuar:

“Sa i përket meje, edhe unë jam shumë i lumtur. E kam thënë shumë herë, është gëzim kur i gëzoni ata që iu përcjellin çdo ditë. Tifozët e Realit janë shumë të lumtur tash, dhe për këtë edhe ne jemi të lumtur”.

Pasi fitoi Champions League-n e tretë si trajner duke barazuar rekordin e Bob Paisley (ish-trajner i Liverpool-it), Carlo Ancelotti theksoi se fitorja erdhi vetëm falë përkushtimit të skuadrës deri në fund: “Ditëm të vuanim dhe e merituam.”

“La Decima” – Provuam deri në fund dhe ia dolëm. Me vështirësi, me vuajtje, por e merituam. Nuk kishim hapësira dhe Atletico mbrojti shumë mirë. Goli në fund na dha shumë forcë. Ditën e parë që erdha tek Reali i thashë presidentit që i mungonte trofeu i dhjetë dhe ja ku e ka. Për të arritur këtë sukses kanë punuar të gjithë. Klubi bleu lojtarë të rëndësishëm dhe mua më dha besimin e duhur. Ishim të qetë për të përgatitur ndeshjet.

Diego Simeone reagon ashpër pas humbjes

Njeriu i cili më së shumti iu nervozua humbjes në finale ishte padyshim trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone.

Simeone asesi nuk u pajtua me disa vendime të arbitrit kryesor të sfidës, e veçanërisht kur u dhanë pesë minuta lojë shtesë në fund të sfidës, kur skuadra e tij po udhëhiqte 0-1.

“Nuk di çfarë të them. Unë jam krenar për lojtarët e mi, krenar për tifozët e skuadrës së Atleticos, unë përulem para tyre,” tha Simeone.

“Real Madrid e dominoi pjesën e dytë. Ata luajtën më mirë por nuk merituan barazimin. Arbitri nuk duhej dhënë 5 minuta shtesë. Kjo është e papranueshme,” tha Simeone pas sfidës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *