Home / Lajme / Maqedoni / Angelov: Angjelin nuk e vranë shqiptarët, por një individ me emër

Angelov: Angjelin nuk e vranë shqiptarët, por një individ me emër

Shkup, 20 Maj – Njerëz, prisni sapo të përfundojë varrimi dhe mbajtja e ditëve të zisë. Për të shprehur revoltën dhe ndërmarrjen e aktiviteteve shoqërore, duhet një mënyrë e civilizuar dhe ka kohë për këtë. Dhe keni kujdes! Angelin nuk e vranë shqiptarët, por e vrau Naseri. Vrasësi kriminel është ai që duhet të dënohet në mënyrë të ashpër që këtyre sulmeve kriminale ti jepet fund.

Ish-gjenerali maqedonas dhe lider aktual i lëvizjes politike “Dinjiteti”, Stojançe Angelov ka bërë thirrje për qetësi dhe uljen e tensioneve pas vrasjes së të riut maqedonas.

Ai përmes profilit të tij në facebook ka bërë thirrje tek të gjithë që të përmbahen nga dhuna dhe të heqin dorë nga protestat e reja, për shkak se sipas tij, Angeli nuk është vrarë nga shqiptarët, por nga një njëri që ka emër Naser.

Ja se çfarë shkruan në profilin e tij:

Njerëz, prisni sapo të përfundojë varrimi dhe mbajtja e ditëve të zisë. Për të shprehur revoltën dhe ndërmarrjen e aktiviteteve shoqërore, duhet një mënyrë e civilizuar dhe ka kohë për këtë. Dhe keni kujdes! Angelin nuk e vranë shqiptarët, por e vrau Naseri. Vrasësi kriminel është ai që duhet të dënohet në mënyrë të ashpër që këtyre sulmeve kriminale ti jepet fund.

Andaj edhe njëherë, kini kujdes!”, janë disa nga komentet e ish-gjeneralit Angelov. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *