Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet nata e maturës në Kërçovës, për shkak të tragjedisë së dy maturantëve

Anulohet nata e maturës në Kërçovës, për shkak të tragjedisë së dy maturantëve

15 Maj – Gjimnazi në gjuhën shqipe “Drita” në Kërçovë ka anuluar festimin e natës së maturës për gjeneratën e maturantëve të këtij viti, për shkak të humbjes së jetës së dy nxënësve maturantë

Anulohet nata e maturës në Kërçovës, për shkak të tragjedisë së dy maturantëve

Gjimnazi në gjuhën shqipe “Drita” në Kërçovë ka anuluar festimin e natës së maturës për gjeneratën e maturantëve të këtij viti, për shkak të humbjes së jetës së dy nxënësve maturantë të kësaj shkolle në një aksident.

Drejtori i kësaj shkolle, Nebi Bilalli theksoi se ne shenjë respekti dhe kujtimi për nxënësit e ndjerë që humbën jetën në aksident, shkolla ka anulua festimin e maturës.

“Ne me këtë akt duam që të solidarizohemi dhe të ndajmë dhimbjen me familjarët dhe miqt e dy nxënësve tanë që humbën jetën në aksident disa javë më parë në aksin rrugor Prilep – Manastir”, theksoi Bilalli. Dy nxënësit që humbën jetën kanë mësuar në shkollën e mesme të Zhitoshës, por që është pjesë e gjimnazit “Drita” të Kërçovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *