Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet pas dyshimeve se kultivonte marihuane

Arrestohet pas dyshimeve se kultivonte marihuane

27 maj-“Gjithçka që është gjetur është fotodokumentuar dhe me vërtetim është marrë për analizë, ndërsa L.D është arrestuar. Pas arrestimit është zhvilluar bisedë informative dhe në konsulltim me prokurorin publik është lshuar. Pas zbardhjes së të gjitha detajave L.D do të përballet edhe me padi adekuate”, njofton policia e Tetovës

Policia e Tetovës ka shoqëruar në stacionin policor 31 vjeçarin L.D nga fshati Bogovinë i Tetovës pasi në shtëpinë e tij gjatë bastisjes është gjetur nja qese prej plastike me bimë të gjelbërt me siguri marihuanë, një pako me farë të kësaj materie, një kuti të cigareve me fidane të ndryshe, dhjetë gota të plastikës ku kanë qenë të mbjellura shtatë fidane në lartësi prej 15 deri në 30 centimetra dhe mbetje tjera nga materie të panjohur, njofton policia e Tetovës.“Gjithçka që është gjetur është fotodokumentuar dhe me vërtetim është marrë për analizë, ndërsa L.D është arrestuar. Pas arrestimit është zhvilluar bisedë informative dhe në konsulltim me prokurorin publik është lshuar. Pas zbardhjes së të gjitha detajave L.D do të përballet edhe me padi adekuate”, njofton policia e Tetovës. Aksioni është zhvilluar të hënën pasdite në kuadër të aktiviteteve për zbulimin dhe sanksionimin e personave të cilët janë të involvuar në prodhim dhe lëshim në treg të narkotikëve dhe substancave tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *