Home / Lajme / Maqedoni / Asgjë nga hetimet në Radishan (VIDEO)

Asgjë nga hetimet në Radishan (VIDEO)

Shkup, 13 Maj – Asnjë moment i ri në hetimet për zbardhjen e sulmit me bomba ndaj familjes Zeqiri në Radishan. Nga MPB thonë se janë duke vazhduar me punën për zbardhjen e rastit.

Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së tha se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të dalë në opinion me deklarata rreth rastit të shpërthimit të bombës në shtëpinë e familjes Zeqiri. Ai thotë se ekipet e MPB-së janë të angazhuara në maksimum për të kapur autorët e krimit, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe 20 anëtarët e familjes Zeqiri në frikë ende vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre në lagjen Radishan të Komunës së Butelit. Ata nuk fshehin zhgënjimin nga autoritetet të cilat nuk i kanë vizituar gjatë 24 orëve të fundit. Njëri nga vëllezërit e mbetur në shtëpi nuk përjashton mundësinë edhe të shpërnguljes duke pas parasysh neglizhencën e autoriteteve për rastin. Edhe pse paralajmëruan se sot anëtarët e mbetur të kësaj familje do të zhvendoseshin para ambasadës amerikane në Shkup, një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata vazhdojnë të presin zbardhjen e rastit nga autoritetet kompetente.

Familja Zeqiri është në qendër të vëmendjes, pas dhunës së ushtruar nga ana e huliganëve dhe aktivistëve partiak në ditën e 13 prillit, në mbrëmjen sapo kishin përfunduar zgjedhjet presidenciale.

Kjo familje që jeton në këtë lagje të banuar kryesisht me maqedonas ka theksuar se vazhdimisht ka qenë viktimë e presionit nga qarqe të ndryshme, me qëllim të shpërnguljes nga shtëpitë e tyre.

Organizata qytetare “CIVIL” në Shkup ashpër ka dënuar sulmin e motivuar etnik dhe politik ndaj familjes Zeqiri në Radishan të Shkupit dhe ka kërkuar reagimin urgjent të të gjithë faktorëve relevantë dhe institucioneve në vend. “Këto sulme shihet qartë se janë të planifikuara dhe fokusuara për të mbjellur frikë midis popullatës dhe për të dërguar porosi tek të gjithë ata që mendojnë ndryshe, gjegjësisht tek të gjithë ata që nuk i takojnë grupit në emër të të cilit veprojnë sulmuesit”, theksoi “CIVIL”, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *