Home / Lajme / Rajon / Atentat me eksploziv edhe arkitektes, fatmirësisht shpëton

Atentat me eksploziv edhe arkitektes, fatmirësisht shpëton

9 maj-Mediat kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për arkitekten 39 vjeçare Entela Çano nga Tirana, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë, pasi që ka parë flakët që kanë përfshirë pjesën e përparme të makinës së saj “Mitsubishi”.

Një arkitekte shqiptare të enjten pasdite i shpëtoi një atentati me eksploziv të vendosur në makinën e saj tek mbikalimi i Sukthit në autostradën Durrës – Tiranë.
Mediat kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për arkitekten 39 vjeçare Entela Çano nga Tirana, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë, pasi që ka parë flakët që kanë përfshirë pjesën e përparme të makinës së saj “Mitsubishi”.

Mësohet se Çano ka qënë në qytetin e Kavajës ku ishte takuar me një mikun e saj, dhe ishte drejtuar për në kryeqytet.

39 -vjeçarja nga Tirana ka deklaruar para grupit hetimor se ka parë flakët dhe më pas ka dëgjuar zhurmën. Me shpejtësi ajo ka zbritur në tokë duke evituar kështu një tragjedi.

Nga shpërthimi automjeti është djegur tërësisht. Grupi hetimor gjeti gjurmë të lëndës plasëse të vendosura në automjet në anë e shoferit. Paraprakisht po hetohet lidhur me konflikte të mëparshme. Entela Çano sëbashku me bashkëshortin e saj janë pronarë të një studioje projektuese në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *