Home / Lajme / Maqedoni / Avokati: Naseri është vetëmbrojtur, thika ka qenë e Angelit të ndjerë

Avokati: Naseri është vetëmbrojtur, thika ka qenë e Angelit të ndjerë

Shkup, 21 Maj – Thika me të cilën është therë për vdekje 19 vjeçari Angel Petkovski, ka qenë e tij, dhe ai paraprakisht disa herë e ka therë Naser E.

Kështu ka thënë për gazetën “Koha” avokati i Naserit, Ruben Dvojakov, i cili ka njoftuar se 19 vjeçari Naser Eshtrefi e ka therë Angelin, vetëm pasi është sulmuar paraprakisht nga Angeli tashmë i ndjerë dhe i ati i tij.

Edhe familjarët e Naserit nga fshati Gërçec i Shkupit kanë thënë se djali i tyre asnjëherë më parë nuk ka marrë pjesë në plaçkitje ose akte tjera kriminele. “Angeli me të atin e tij fillimisht e kanë goditur Naserin atë me veturë. Më pas plaku ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me bejsboll Naserin, kurse djali i tij 19 vjeçar e ka therë me thikë në duar. Në një moment atij i ka rënë thika, të cilën e ka kapur Naseri dhe e ka therë në vetëmbrojtje”, ka thënë gjyshi i Naserit, Ilmi Nuishi.

Sipas tij, Naseri vetë është dorëzuar në polici, kurse atje e ka kuptuar se Angeli ka ndërruar jetë. Familjarët tregojnë se Naseri ka probleme me shikimin dhe se ai nuk ka hy në oborrin ë shtëpisë së dikujt për të vjedhë biçikletë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *