Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Koritës protestuan për shkak të prerjes së malit

Banorët e Koritës protestuan për shkak të prerjes së malit

21 Maj – Dhjetëra banorë të fshatit Koritë të komunës së Gostivarit, kanë protestuar në hyrje fshatit në rrugën që shpie për të mali i fshatit i quajtur “Jallovdoll.

Dhjetëra banorë të fshatit Koritë të komunës së Gostivarit, kanë protestuar në hyrje fshatit në rrugën që shpie për të mali i fshatit i quajtur “Jallovdoll.

Banorët e Koritës protestuan për shkak të prerjes së druve që bëhet në malin e fshatit. Sipas tyre ky mal mund të shfrytëzohet vetëm për nevojat fshatit, e jo për tu dhënë me tenderë dhe për tu bërë tregti me të, për shkak se bëhet fjalë për mal të thatë dhe pronë të fshatarëve.

Sipas banorëve, aktualisht është duke u pre mali vetëm 2.5 kilometra larg prej fshatit. Përveç protestës banorët mbyllën edhe rampën që është vendosur në rrugën që të çon në malin “Jallovdoll”.

“Sot jemi këtu të gjithë qytetarët e fshatit Koritë për të protestuar për shkak të prerjes së malit i cili quhet Jallovdoll. Fshati Koritë të vetmin e ka malin Jallovdoll si pasuri të cilën ne e kemi mbrojtur me vite më herët. Kemi bërë edhe disa kërkesa dhe ankesa edhe më herët por nuk i kanë marrë parasysh kërkesat tona. Edhe tash kemi bërë disa ankesa urgjente për ndërprerjen e prerjes së këtij mali i cili pritet nga persona privat. Nga ana tjetër të gjithë qytetarët kanë edhe prona private atje, pra u shkelen arët në përgjithësi. Kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë, në “Pyjet e Maqedonisë” këtu në Gostivar, në MPB-në në Gostivar, gjithashtu kemi bërë kërkesë edhe në komunën e Gostivarit. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve të cilat janë për këtë punë të ndalojnë me prerjen e këtij mali. Nga ana tjetër thonë se ka pasur tender me numër 29-të, por nuk pritet të 29-ta, por tash këtu priten drunjtë të 32-shi, përshkak që të mos shkelen arat private të cilat i kanë njerëzit dhe tash janë duke prerë të 32-shi”, tha Sabidin Xhabiri, anëtar i Bashkësisë Lokale të fshatit Koritë.

“Ne këtë mal e kemi mbrojtur vet dhe unë si e kam parë në jetën time e kemi ruajtur njeri prej tjetrit këtë mal nga vëllau prej vëllait, katundari prej katundarit. Atë vend ne e kemi si bahçen tonë, e kemi ruajtur si bahçen tonë. Ne tash jemi pakicë këtu, vëllezërit i kemi kush babanë e kush vëllain në kurbet dhe prej atyre kemi lajme thonë hapni sytë vëllezër do të vijmë edhe ne. Ne këtij vendi nuk i e biemi inqar dhe ta shkelim. Ai mal neve na bën idare, tjetër mal ne nuk kemi. Ne e kemi atë si bahçen tonë, sikush e kemi ruajtur, “shumar” nuk ka pas ta ruaje, ne vëllai vëllain e ka ruajtur. Këtë e di sepse 50 vite jam imam i këtij fshati”, tha Sefer Emini, Imam i fshatit Koritë.

“Shkatërrimi i pyjeve është bërë dukuri mjaftë shqetësuese në fshat. Ky fenomen negativ por edhe aq i shëmtuar vazhdon të jetë prezentë, ndërsa sëpata të jetë zot mbi pyjet e vendit tonë. Një problem i tillë është prej vitesh dhe dekadash, ne pyjet e fshatit Koritë, çdo ditë dhjetëra makina të rënda ngarkuar me dru të sapo prerë zbresin poshtë shpateve të malit. Banorët e këtij fshati dënojnë ashpër këtë akt vandal që po bëhet ndaj këtij fshati. Pyjet janë pronë e fshatit që e posedon fshati me dokumentacion. Këtë pronë të fshatit mund ta shfrytëzojnë nëse është edhe për punë tregti vetëm bashkëfshatarët e këtij vendi”, tha Elmas Aliu një banorë i fshatit Koritë.

Banorët e fshatit Koritë thonë se edhe vite më parë ky mal është dhënë me tender, mirëpo pas kërkesave dhe ankesave të shumta të banorëve, është arritur marrëveshje që i njëjti të anulohet dhe mali të pritet nga fshatarët për nevojat e tyre.

Protesta ishte paralajmëruar edhe tek organet e rendit nga ana e banorëve dhe pjesëtarët e policisë ishin në terren dhe ndoqën nga afër rrjedhën e protestës e cila u përmbyll e qetë

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *