Home / Sport / Barcelona e bën krenar Ter Stegenin

Barcelona e bën krenar Ter Stegenin

Ish portieri i Borussia Moenchengladbach do ta zëvendësojë Victor Valdesin, i cili është larguar nga skuadra dhe pritet të transferohet në Monaco.

Barcelona ka prezantuar përforcimin e ri, portierin gjerman, Marc-Andre Ter Stegen. Ky i fundit, pas nënshkrimit të kontratës, pozoi me fanellën e katalunase në Camp Nou.Kurse, në një konferencë për media, Ter Stegenit foli për përshtypjet e para dhe për synimet që ka me klubin e ri.”Kjo është një krenari dhe nder. Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e Barcelonës, i cili është një klub fantastik. Kam pasur më shumë opsione, por e kam zgjedhur këtë klub pasi është shumë i veçantë dhe ka një traditë të gjatë.”, ka thënë ai.Ish portieri i Borussia Moenchengladbach do ta zëvendësojë Victor Valdesin, i cili është larguar nga skuadra dhe pritet të transferohet në Monaco.”Është një portier i jashtëzakonshëm që ka bërë aq shumë për klubin. Ai kishte një performancë të shkëlqyer dhe fitoi shumë tituj. Klubi më ka zgjedhur mua dhe kjo është një nder “, theksoi ai. (Express)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *