Home / Sport / Barcelona përgatitë ofertë 25 milionëshe për Rakiticin

Barcelona përgatitë ofertë 25 milionëshe për Rakiticin

Barcelona thuhet se është duke përgatitur një ofertë prej rreth 25 milionë euro për mesfushorin e Sevillas, Ivan Rakitic.

Futbollisti 26-vjeç, i cili aktualisht është me kombëtaren kroate para nisjes së Botërorit 2014, cilësohet si një prej organizatorëve më të mirë në futbollin evropian.

Ai ka kontribuuar me 12 gola dhe 10 asista për Sevillan gjatë sezonit 2013-14 në La Liga dhe ka luajtur rol kyç në suksesin e tyre në Europa League.

Edhe dy klubet tjera spanjolle, Real Madrid dhe Atletico Madrid, kanë shfaqur interesim të fortë për të, por sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona janë në përgatitje të një oferte zyrtare për të.

Aktualisht nuk është e qartë nëse e ardhmja e Rakitic do të vendoset para nisjes së Botërorit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *