Home / Lajme / Maqedoni / Bashkim Aliu mori titullin doktor në fushën e studimeve evropiane (VIDEO)

Bashkim Aliu mori titullin doktor në fushën e studimeve evropiane (VIDEO)

Shkup, 08 Maj – Në Shkup ka mbrojtur me sukses punimin e doktoraturës magjistër Bashkim Aliu. Ai para komisionit mbrojti tezën e doktoraturës me titull “Integrimi politik i muslimanëve në UE-Britania, Franca dhe Gjermania si shembull”.

Temën e mbrojti në Fakultetin Filozofik të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Aliu është shprehur se tema është një studim që për trajtim e ka një fushë mjaft të rëndësishme dhe aktuale, ate të integrimeve evropiane. Në fakt kjo tezë e doktoraturës e hulumton integrimin politik si një nga format e integrimit në përgjithësi duke e vënë theksin në integrimin politik të muslimanëve në Unionin Evropian përmes shembullit të integrimit të muslimanëve në Britani, Francë dhe Gjermani, thotë ai.

Ndërkaq, mentori Gjorgji Mlladenovski tha se magjistrim i është qasur një problemi mjaft kompleks që është edhe aktual në qarqet e studiuesve të rangut evropian. Sipas tij integrimi nuk do të thotë asimilo por respektim të dallimeve mes popujve.Ky është punimi i parë shkencor i kësaj fushe në Maqedoni dhe më gjërë. Me këtë punim shkencor Bashkim Aliu e morri titullin shkencor “doktor në fushën e studimeve evropiane”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *