Home / Lajme / Maqedoni / BDI formoi grupin punues që do të udhëheq negociatat me VMRO-në për Qeverinë e re

BDI formoi grupin punues që do të udhëheq negociatat me VMRO-në për Qeverinë e re

01 Maj – Grupi i punës përbëhet nga tetë anëtarë, gjysma e të cilëve do të punojë në përgatitjen e kornizës së programit të bashkëqeverisjes

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbajti mbledhjen e radhës në të cilën vendosi formimin e Grupit të Punës, i cili do të udhëheqë negociatat me VMRO-në për formimin e qeverisë së re dhe për hartimin e programit të bashkëqeverisjes.

Grupi i punës përbëhet nga tetë anëtarë, gjysma e të cilëve do të punojë në përgatitjen e kornizës së programit të bashkëqeverisjes, kurse gjysma tjetër do të marrë pjesë në procesin e negociatave të drejtpërdrejta.

Grupi i Punës përbëhet nga si vijon:

1. Abdylaqim Ademi, koordinator

2. Musa Xhaferri, anëtar

3. Fatmir Besimi, anëtar

4. Izet Mexhiti, anëtar

5. Blerim Bexheti, anëtar

6. Bujar Osmani, anëtar

7. Adnan Jashari, anëtar

8. Artan Grubi, anëtar.

Ndryshe,dje lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u takua me liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe kanë biseduar për formimin e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *