Home / Lajme / Maqedoni / BDI krah për krah me Gjorgje Ivanovin! Ne kuvend edhe Menduh Thaci

BDI krah për krah me Gjorgje Ivanovin! Ne kuvend edhe Menduh Thaci

10 Maj – Kështu, sot gjatë konstituimit të Parlamentit, të pranishëm përveç Nikolla Gruevskit, është edhe Gjorgje Ivanovi, si dhe përfaqësues kryesor të BDI-së.

Partia e Ali Ahmetit, BDI gjithë fushatën parazgjedhore e realizoi duke i thënë “JO presidentit të njëanshëm”. Me ngulm, e në secilin fjalim të kësaj fushate, Ali Ahmeti thoshte se për BDI-në, assesi nuk është i pranueshëm as Gjorgje Ivanovi, sepse nuk përfshinte edhe vullnetin e shqiptarëve, njofton Almakos.
Kështu, sot gjatë konstituimit të Parlamentit, të pranishëm përveç Nikolla Gruevskit, Trajko Veljanovskit, është edhe Gjorgje Ivanovi, si dhe përfaqësues kryesor të BDI-së.
Deri para pak çaste më parë lideri i PDSH, Menduh Thaçi nuk ishte në Parlamentin e Maqedonisë. Ndërsa, tashmë edhe ai i është bashkangjitur grupit Parlamentar të PDSH, që merr pjesë në seancën konstituive të Parlamentit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *