Home / Lajme / Maqedoni / BDI mban ministritë e deritanishme, përveç mbrojtjes

BDI mban ministritë e deritanishme, përveç mbrojtjes

19 Maj – BDI-ja nga ana tjetër pritet të heq dorë edhe nga funksionet që caktohen nga presidenti, për shkak të kontestimit të legjitimitetit të Gjorge Ivanovit.

Ekipet negociuese të BDI-së dhe VMRO DPMNE-së janë në fazën e fundit të harmonizimit të platformave të tyre, pas çka pritet këto ditë të finalizojë edhe ndarja e ministrive dhe posteve të tjera në eshalonët më të ulëta të ekzekutivit. Këtë për Alsat M e ka konfirmuar sekretari i BDI-së Abdilaqim Ademi.

“Meqë bëhet fjalë për një platformë voluminoze, sigurisht që duhet një kohë pak më e gjatë për harmonizimin e saj, me qëllim që të përfshihen të gjitha projektet e premtuara dhe të mos ketë ndonjë lëshim eventual. Kështu që për momentin ende jemi duke biseduar për harmonizimin e të njëjtës, dhe pastaj do të pasojë faza e negociatave për çështjet e resorëve, jo vetëm të ministrave, zv/ministrave dhe sekretarëve shtetërore, por edhe drejtorive të tjera”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Në ndarjen e ministrive si duket nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Partia e Ahmetit me gjasë do të mbajë të njëjtat ministri, përveç mbrojtjes, e cila është vlerësuar se nuk ka arsye të mbetet në duar të integristëve, duke pas parasysh edhe faktin se kjo parti nuk njeh legjitimitetin e presidentit aktual të shtetit Gjorge Ivanov, i cili është edhe komandant suprem. Në vend të Mbrojtjes BDI, do të drejtoj një nga tre ministritë, Arsimin, shëndetësinë ose atë të Punës dhe Politikës sociale. BDI deri tani ka drejtuar ministrin e ekonomisë, atë të ekologjisë, pushtetit lokal, të drejtësisë dhe dy zv kryeministra, njëri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa tjetri për euro-integrime. Pas përfundimit final të ndarjes së resorëve organet e partisë duhet të vendosin se kush do të jenë ministrat e ardhshëm të BDI-së në qeveri e re. Abdilaqim Ademi shpjegoi gjithashtu se në fazë të mëvonshme duhet të konkretizohet forma e grupit ndërpartiak të punës, që do të përcjellë procesin euro-integrues të vendit. Nuk dihen emrat që do të delegohen nga të dy partitë, por sipas Ademit duhet të jenë funksionarë të lartë të dy partive. Grupi pritet të përbëhet prej 4 deri 5 anëtarë. BDI-ja nga ana tjetër pritet të heq dorë edhe nga funksionet që caktohen nga presidenti, për shkak të kontestimit të legjitimitetit të Gjorge Ivanovit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *