Home / Lajme / Maqedoni / BDI në qeveri pa kryetar Kuvendi, me premtim për NATO

BDI në qeveri pa kryetar Kuvendi, me premtim për NATO

Tetovë, 10 Maj – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte vendosi të bëhet pjesë e qeveris vetëm me premtimin se në shtator Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s.

As kryetar kuvendi, as ndryshim të emrit, BDI-ja do të bëhet pjesë e qeverisë vetëm me premtimin se në shtator Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s.

Kështu ka vendosur sonte Kryesia Qendrore e BDI-së pas shumë diskutimesh, dhe pas përgjigjes së qartë të VMRO-së, JO për kryetarin e Kuvendit.

Mësohet se në seancën e nesërme konstituive, me propozim të VMRO-së kryetar Kuvendi do të rizgjidhet Trajko Veljanovski. Ndarja e resorëve do të jetë temë bisedimesh periudhën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *