Home / Lajme / Maqedoni / BDI: PDSH nuk po merrë veten nga humbja (VIDEO)

BDI: PDSH nuk po merrë veten nga humbja (VIDEO)

Tetovë, 05 Maj – Hedhim poshtë njëherësh gënjeshtrat e PDSH-së se asnjë zyrtar i BDI-së nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. E vërteta është se BDI është përfaqësuar në këtë ngjarje nga nënkryetari i saj Izet Mexhiti dhe nga kryetari i degës së Çairit, Beqir Hasani”, theksohet në komunikatën e BDI-së.

BDI ka reaguar kundër konferencës së sotme të PDSH të mbajtur nga anëtari i kryesisë, Orhan Ibrahimi.

“PDSH nuk po mund të marrë veten nga humbja e 27 prillit dhe po vazhdon të sillet përçart tash e një javë nga përfundimi i zgjedhjeve. Duke tentuar të mbulojë paudhësitë e veta dhe rolin antishqiptar që po kryen sot, PDSH shpall të gjithë fajtorë, duke u shërbyer pikërisht me arrogancën, sulmet dhe shpifjet që morën dënimin meritor më 27 prill. Hedhim poshtë njëherësh gënjeshtrat e PDSH-së se asnjë zyrtar i BDI-së nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. E vërteta është se BDI është përfaqësuar në këtë ngjarje nga nënkryetari i saj Izet Mexhiti dhe nga kryetari i degës së Çairit, Beqir Hasani”, theksohet në komunikatën e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *