Home / Lajme / Maqedoni / BDI po e humb besimin tek intelektualët shqiptar që nënshkruan apelin

BDI po e humb besimin tek intelektualët shqiptar që nënshkruan apelin

16 Maj – Menjëherë pas zgjedhjeve një grup i disa intelektialëve shqiptarë kërkuan nga partia fituese VMRO-DPMNE të mos e shkelë vullnetin e 153 000 votuesve shqiptarë.

Një pjesë e nënshkruesve të apelit drejtuar BDI-së që të mos tërhiqet nga premtimet e dhëna, si dhe të mbrojnë qëndrimet e tyre në bisedimet me VMRO-DPMNE-në, për formimin e qeverisë sipas “Utrinski Dnvenik” janë të dëshpëruar nga vendimet e partisë së Ali Ahmetit, duke konsideruar se BDI i ka dëshpruar qytetarët që i dhanë besimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Menjëherë pas zgjedhjeve një grup i disa intelektialëve shqiptarë kërkuan nga partia fituese VMRO-DPMNE të mos e shkelë vullnetin e 153 000 votuesve shqiptarë.

Analisti politik Ismet Ramadani vlerëson se BDI u tërheq nga prioritet e saja edhe përkundër sqarimit se marrëveshja me VMRO-DPMNE-në është e përkohshme, rrespektivisht do të shqyrtohet me gjasa të rinovohet pas 6 muajve nëse Maqedonia nuk hynë në NATO.

“Nëse i përmbahen marrëveshjes, atëherë mbetet të presim. Koha do të dëshmojë nëse kjo marrëveshje vlenë. Supozimin do të hyjm në NATO dhe të fillojmë bisedimet për anëtarsim në BE, atëherë marrëveshja do të jetë në rregull. Por, duke i njohur qëndrimet e Nikolla Gruevskit në raport me kontestin e emrit, është pak e besueshme se për 6 muaj do të jemi anëtar të NATO-s dhe do të hyjm në BE”, tha Ramadani.

Ish Ministri i finansave, Xhevdet Hajredini, thekson se ata fillimisht deshtën t’a inkurajojm BDI-në, por sipas tij, ata kishin pasur skenar tjetër.

“Ishim thellë të bindur se BDI nuk do të lëkund nga qëndrimet e tyre. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta. Ne deshtëm t’I inkurajojm, por shihet se ata kanë pasut një skenar tjetër. Ajo marrëveshje, të shprehem me fjalorin e Ilija Dimovskit për neve vlenë sa letra toaletit,” shprehet Hajredini, njofton portali Almakos.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperendimore, Menderez Kuci thotë se bëhet fjalë për pazar të lirë të BDI-së.

“Nuk mund të jenë më katolikë se Papa. I bie se blloku politik maqedonas nuk është e interesuar për proceset eurointegruese, dhe tash BDI do t’i shpëton. Jëmi të deshpëruar nga pozita e BDI-së, të cilët vetëm arsyetohen për atë se e harruan platformën”, – thotë Kuci.

Marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, dhe në kundërshtim me premtimet kryesore parazgjedhore. Kështu e vlerëson marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së akademiku Abdylmenaf Bexheti.

“Thjesht mund të them së është marrëveshje jashtëzakonisht e ulët, është një pazar shumë i ulët, margjinalizim i skajshëm, mospërmbushje e premtimeve bazike konceptuale për të gjitha ato pretime që janë dhënë’”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Akademiku Bexheti, madje si nënshkrues i apelit nëpërmjet cilit kërkohej nga BDI që të mos heq dorë nga kërkesat e saj gjatë negociatave, thotë se BDI-ja e Ahmetit, rekordin e saj historik prej 19 deputetësh, e shndërroi në marrëveshje rekord negative.

“Ne kishim një ndjenjë edhe unë personalisht. Kishim ndjenjë se do të ndodh një gjë e tillë dhe në atë funksion e bëmë atë apel. Nëse lexoni me kujdes tërësinë konzistente të apelit, ku thuhet se edhe ashtu statusi i shqiptarëve është krejtësisht i margjinalizuar, momenti i dytë është se i tërhiqet vëmendja subjektit shumicë se gjithë këtë kapital politik që akumuloi pa u futur në analizë në ç’mënyrë u akumulua, sa janë legale, sa janë legjitime, por thjesht u mbulua një kapital që ata than se është rekord historik. Në rekordin historik rezultoi një marrëveshje rekord negativ në peshën specifike të bashkëqeverisjes”, tha Abdylmenaf Bexheti, akademik/Almakos

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *