Home / Lajme / Maqedoni / BDI sërish sqarohet për marrëveshjen

BDI sërish sqarohet për marrëveshjen

Tetovë, 11 Maj – Negociatat për çështjet e tjera, si harmonizimi i platformës, pozicionet dhe principet e funksionimit të koalicionit do të vazhdojnë të zhvillohen dhe për epilogun final opinioni do të njoftohet në mënyrë plotësuese”, vijon kumtesa e BDI-së.

Me qëllim informimin e drejtë të opinionit dhe hedhjen poshtë të spekulimeve, Bashkimi Demokratik për Integrim bën sqarimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje të arritur me partinë fituese maqedonase, VMRO-DPMNE.

“Marrëveshja është arritur pas pesë takimesh mes grupeve të punës të dy partive dhe pas tre takimesh mes krerëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, z. Ali Ahmeti dhe z. Nikolla Gruevski.
Bisedimet e deritanishme janë zhvilluar vetëm për harmonizimin e platformave dhe për prioritetin kryesor të BDI-së, që është – zhbllokimi i proceseve integruese dhe anëtarësimi i vendit në strukturat euroatlantike.Marrëveshja e arritur do të shqyrtohet pas gjashtë muajsh nga formimi i qeverisë, kurse pozicionet e BDI-së në ekzekutiv do të rishikohen në bazë të zhvillimeve në Samitin e NATO-s në shtator dhe në bazë të përmbajtjes së Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian për Maqedoninë.
Nisur nga përcaktimi ynë dhe i qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO, Kryesia Qendrore e BDI-së mori vendim të formojë së bashku me partinë fituese maqedonase shumicën parlamentare dhe përbërjen e re qeverisëse, për arsyet më poshtë:
-periudha deri në mbajtjen e Samitit të NATO-s kërkon stabilitet institucional dhe bashkëpunim mes partive dhe institucioneve përgjegjëse për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike;
-BDI dhe qëndrimi i saj jashtë institucioneve nuk mund të shërbejnë si alibi e partive politike maqedonase për të mos zgjidhur problemin e emrit, i cili është në fakt kushti kryesor për zhbllokimin e proceseve integruese;-mungesa e opozitës në Parlament ndërlikon situatën politike dhe një krizë e re do të rrezikonte edhe më procesin e integrimit në periudhën gjashtëmuajshe;
-vonesat e integrimit prodhojnë krizë, mundësi për destabilizim, ngecje të zhvillimit ekonomik, ndaj periudha në vijim kërkon vendosjen e të gjitha kapaciteteve në funksion të realizimit të këtij prioriteti, Tv KOHA.
-gjashtë muajt e ardhshëm paraqesin mundësi dhe hapësirë për përkrahësit dhe aleatët e shqiptarëve dhe të Maqedonisë, për të na ndihmuar në këto procese aq të rëndësishme për shtetin në përgjithësi dhe për shqiptarët, në veçanti. -Maqedonia nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë tjetër përveçse anëtarësimin në NATO dhe në BE, dhe përmbushja sa më e shpejtë e këtij përcaktimi krijon perspektiva të reja politike dhe ekonomike, siguri për shqiptarët, klimë pozitive për investimet, mirëqenie sociale dhe stabilitet rajonal. Sipas marrëveshjes, dy partitë janë dakorduar që të formohet një këshill i përbashkët në mes dy subjekteve politike që formojnë shumicën e re parlamentare, i cili do të merret vetëm me temën e proceseve euro integruese”, thuhet në kumtesë, TV KOHA.

“Me rëndësi për t’u theksuar është fakti se marrëveshja për formimin e qeverisë së re nuk ndikon në qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për të mos njohur legjitimitetin e Presidentit. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në pozicionet e njëjta dhe rizgjedhjen e Presidentit e konsideron legale, por jo dhe legjitime për shqiptarët. Marrëveshja e arritur konfirmon parimin se vetëm qeveria e ndërtuar nga dy partitë që fitojnë mbështetjen e shumicës së votuesve, është legjitime. Një parim ky të partia politike PDSH po e lufton prej vitit 2006. Gjatë periudhës së negociatave, gjithashtu, qarqe që kërkonin tensionimin e situatës hodhën në opinion spekulime për pozicionet e BDI-së në raport me çështjet kadrovike dhe me pozicionet në shtet, si dhe për kinse qëndrimin e BDI-së që “të mos jetë pjesë e qeverisë për shkak të këtyre posteve.
Bashkimi Demokratik për Integrim mund të mos jetë në qeveri vetëm për shkak të koncepteve të saj dhe të mosrealizimit të prioriteteve, por jo dhe për çështje kadrovike, Tv KOHA.
Bashkimi Demokratik për Integrim pohon me vendosmërinë më të madhe se nuk tërhiqet nga premtimet e dhëna dhe nga platforma zgjedhore, porse deri në fund të këtij viti do t`i japë përparësi dhe do të përqendrohet në procesin e integrimit në NATO dhe në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, si prioritet kryesor i partisë dhe si kërkesë e qytetarëve të Maqedonisë dhe në veçanti e shqiptarëve.
Sikurse e di mbarë opinioni, kanë qenë pikërisht proceset integruese arsyeja që Bashkimi Demokratik për Integrim kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe tani është koha që të gjitha kapacitetet, potencialet dhe mundësitë tona të vihen në funksion të realizimit të këtij përcaktimi.
Negociatat për çështjet e tjera, si harmonizimi i platformës, pozicionet dhe principet e funksionimit të koalicionit do të vazhdojnë të zhvillohen dhe për epilogun final opinioni do të njoftohet në mënyrë plotësuese”, vijon kumtesa e BDI-së.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *