Home / Lajme / Maqedoni / BDI:Nuk bisedohet për poste

BDI:Nuk bisedohet për poste

8 maj- Ekipet negociatore janë ende në fazën e parë, në atë të harmonizimit të platformave zgjedhore të dy partive për bashkëqeverisje eventuale, e cila u paraprin dy fazave të tjera – definimi i parimeve të bashkëqeverisjes dhe ndarja e resorëve”,thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI përmes një komunikate për media ka njoftuar se bisedimet janë akoma në fazën e parë që, ka të bëjë me atë të harmonizimit të platformave zgjedhore të dy partive për bashkëqeverisje eventuale, ndërsa spekulimet mediatike i ka quajtur si të paqëndrueshme dhe qëllimkëqija.

“Ditët e fundit janë paraqitur në media, portale dhe qarqe të ndryshme politike, spekulime lidhur me pozicionin negociator të BDI-së, si parti fituese në kampin politik shqiptar, në negociatat me partinë fituese në bllokun maqedonas, VMRO DPMNE. BDI sqaron opinionin se spekulimet për atë se cilat janë kërkesat e BDI-së për ndarjen e resorëve janë të paqëndrueshme dhe qëllimkëqija. Ekipet negociatore janë ende në fazën e parë, në atë të harmonizimit të platformave zgjedhore të dy partive për bashkëqeverisje eventuale, e cila u paraprin dy fazave të tjera – definimi i parimeve të bashkëqeverisjes dhe ndarja e resorëve”,thuhet në komunikatën e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *