Home / Lajme / Maqedoni / Bejta i fton këshilltarët e RDK-së të kthen dhe të japin kontribut në interes të gjithëve qytetarëve (VIDEO)

Bejta i fton këshilltarët e RDK-së të kthen dhe të japin kontribut në interes të gjithëve qytetarëve (VIDEO)

Gostivar, 16 Maj – Kjo nuk është mirë për demokracinë dhe nuk është mirë për qytetarët e Gostivarit. Prandaj, unë si kryetar i komunës së Gostivarit i ftoj ata që në seancat tjera të radhës të vijnë dhe të jenë pjesë përbërëse e këshilltarëve dhe të japin kontribut në interes të gjithëve qytetarëve të komunës së Gostivarit”, tha kryetari Bejta përpara këshilltarëve të pranishëm.

Të gjithë këshilltarët komunal nga radhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare nuk kanë marr pjesë në Seancën e 10-të radhës të Këshillit të komunës së Gostivarit, njofton Televizioni Koha.

Kryetari i Komunës se Gostivarit, Nevzat Bejta shpreh keqardhje për mungesën e këshilltarëve nga radhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare, duke i ftuar këshilltarët e opozitës që të kthehen në seancat e radhës dhe të japin kontribut në interes të gjithëve qytetarët të komunës së Gostivarit.

“Me vjen keq që sot një pjesë e këshilltarëve të opozitës nuk janë dhe ata me këtë i thyejnë parimet e demokracisë. Gjëja më e mirë që shoqërinë njerëzore e ka çuar e ka çuar para është demokracia. Në demokraci bëjnë gara të gjitha partitë politike, por ata të cilët e marrin shumicën ata kalojnë në pozitë, kurse ata të cilët nuk e marrin shumicën ngelin në opozitë. Demokracia dhe pluralizmi kanë shkuar para me pozitë dhe opozitë, prandaj njoftoj opinionin dhe qytetarët e Gostivarit se këshilltarët e RDK-së, në heshtje kanë ikur pasi ata pësuan një humbje shumë të madhe nga qytetarët e komunës së Gostivarit dhe në përgjithësi në Njësinë Zgjedhore 6-të. Me 27 Prill nuk ishin zgjedhje lokale, ishin zgjedhje parlamentare për të zgjedhur deputetet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ata i kanë ngatërruar punët dhe këshilltarët në heshtje kanë ikur dhe shkelin votën e qytetarët të komunës së Gostivarit që ua kanë dhënë. Ne i ftojmë që ata të kthehen si opozitë, të respektojnë votën e lirë të qytetarëve të Gostivarit dhe nëse do e respektojnë votën e lirë të qytetarëve atëherë ata si këshilltarë të opozitës do japin kontribut e vet që qytetarët dhe qyteti i Gostivarit të shkoje përpara, por jo të veprojnë sipas dëshirës së vete, duke i nënçmuar dhe përbuzur votuesit e qytetit të Gostivarit. Kjo nuk është mirë për demokracinë dhe nuk është mirë për qytetarët e Gostivarit. Prandaj, unë si kryetar i komunës së Gostivarit i ftoj ata që në seancat tjera të radhës të vijnë dhe të jenë pjesë përbërëse e këshilltarëve dhe të japin kontribut në interes të gjithëve qytetarëve të komunës së Gostivarit”, tha kryetari Bejta përpara këshilltarëve të pranishëm.

Në seancën e 10-të të Këshillit të komunës së Gostivarit, po diskutohet për 36 pika të rendit të ditës. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *